LAJMI I FUNDIT:

Mjeku i spitalit të Luzernit flet për suksesin Zvicrës përballë COVID-19: Zviceranët popull i ftohtë, ne shqiptarët nuk respektojmë distancimin social

Mjeku i spitalit të Luzernit flet për suksesin Zvicrës përballë COVID-19: Zviceranët popull i ftohtë, ne shqiptarët nuk respektojmë distancimin social

Doktor Florim Cuculi është shef i Departamentit të Kardiologjisë në Spitalin e Luzernit.

Ai ka folur për RTV Dukagjinin për situatën që ka Zvicra me coronavirusin dhe krahasimin me Kosovën.

Cuculi thotë se situata në Zvicër në është kthyer pothuajse në normalitet.


Megjithatë mjeku shqiptar i Luzernit thotë se spitalet e Zvicrës edhe në krizën më të madhe të pandemisë kanë pasur kapacitete për të pranuar numër të madh të pacientëve.

“Zvicra rreth 15% të buxhetit e investon në shëndetësi. Është një shifër e madhe e parave që jepen për shëndetësi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Cuculi thotë se numri i vogël i banorëve dhe disiplinimi i madh i qytetarëve ka ndikuar që të menaxhohet mirë pandemia.

“Distancimi social ka një impakt shumë të madh në pandemi. Kjo ndoshta është ajo që na penalizon më shumë neve shqiptarëve, pasi te ne është ajo ideja që të vijë dikush e të mos ja japësh dorën është turp”.

“Unë jam i sigurt se distancomi social te ne shqiptarët është problemi më i madh, ndoshta edhe në Itali është ky problem. Italianët si popull janë si ne shqiptarët në këtë aspekt ndërsa zviceranët janë popull i ftoftë por edhe në situata të tilla janë të përpiktë. Mua ka rreth tre muaj që asnjë zviceran nuk ma ka zgjatur dorën ndërsa me shqiptarët dallon puna”, thotë ndër të tjera mjeku Florim Cuculi./Telegrafi/