Vetëm në muajin prill janë regjistruar gjithsej mbi 32 mijë punëkërkues të rinj, ku një pjesë e madhe e tyre janë gra, kjo si shkak i përhapjes së pandemisë COVID-19.
Nga 7 mijë në muaj siç kanë qenë para virusit, tani kjo shifër është rritur për 40 herë më shumë, duke dërguar në shifër rekord për vendin.
Për të zbutur këtë papunësi, qeveria duhet të përgatis një pako gjithëpërfshirëse për rimëkëmbje ekonomike.
Kështu thotë drejtori i hulumtimeve në Institutin për Studime të Avancuara GAP, Jeton Mehmeti.
Mehmeti potencoi se mbetët shqetësuese mosha e punëkërkuesve, ku 60 për qind prej tyre janë të moshës fuqi punëtore 25 deri 39 vjeç. Sipas tij, në rast se nuk arrihet t’iu përgjigjet kësaj situate do të ketë fluks të madh të emigrimit.
“Të dhënat tregojnë se gjatë muajit mars-prill kemi një rritje të madhe të punëkërkuesve të regjistruar në vendin tonë. Gjatë muajit prill kishim një rekord të regjistrimeve ku rreth 32 mijë persona u regjistruan, që 1600 persona çdo ditë janë regjistruar si të papunë. Kemi analizuar aspektin e gjinisë, aty del se gjysma e tyre janë gra dhe kjo nënkupton se gratë janë prekur nga pandemia në aspektin e humbjes së vendeve të punës. Gjashtë deri në shtatë mijë persona regjistrohen në muaj, por në muajin prill kishim 40 herë më shumë. Si qeveri duhet të përgatisin një pako gjithëpërfshirëse për rimëkëmbje ekonomike e cila kërkon bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës. Është mjaftë shqetësuese që gjatë muajit prill në mesin e punëkërkueseve të ri, rreth 60 për qind janë të moshën 25-39 vjeç. Një kategori fuqi punëtore e gatshme për të punuar në kërkim të vendit të punës, në rast se nuk arrijmë me iu përgjigj kësaj situate do të kemi një fluks të madh të emigrimit”, ka thënë Mehmeti për Ekonomia Online.
Me tej, ai njoftoj se politika e stimulimit financiar për bizneset nga ana e qeverisë mund të ndihmojnë në ofrimin e kontratave dhe zbutjen e ekonomisë joformale.
“Masat e Pakos Emergjente Fiskale me theks të veçantë të masës 14 e cila parasheh një stimulim financiar për bizneset që kanë regjistruar punëtor të rinj, numri i tyre sillet rreth 15 mijë persona, kjo nënkupton se me një politikë të tillë të stimulimit të punëdhënësve ndihmojnë në ofrimin e kontratave dhe zbutjen e ekonomisë joformale”, tha ai.
Megjithatë sipas raportit të GAP-it, gratë punëkërkuese kanë përgatitje më të lartë universitare se sa punëkërkuesit burra, por që barrierat e punësimit mbesin të njëjta.
“Gratë në krahasim me burrat janë të përgatitura në aspektin e edukimit dhe arsimit. Statistikat në përgjithësi tregojnë se niveli i shkollimit dhe i përgatitjes së grave në vendin tonë është në rritje, por barrierat e punësimit mbesin siç kanë qenë më herët”, u shpreh Mehmeti.
Përderisa ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu deklaroi se si pasojë e pandemisë papunësia do të jetë grusht shtesë e situatës sociale.
Siç tha ai, deri në 100 mijë qytetarë do të mbesin të papunë në sektorin privat. Andaj sipas tij, vendi duhet të mendoj që të jetë pjesë e një renditje të re ekonomike.
“Si pasojë e Coronavirusit e kemi pandeminë ekonomike llogaritët që do të jenë 50 -100 mijë qytetarë në sektorin privat të papunë, është një grusht shtesë e stabilitetit social në Kosovë. Shumë sektor janë të goditura, sektori i ndërtimtarisë duhet të analizohet në disa dimensione”.
“Gastronomia, sektori i sigurimeve po ashtu. Duhet të mendohemi që të jemi pjesë e një renditje të re ekonomike sepse do të jemi proces i paevitueshëm. Digjitalizimi dhe të menduarit ekonomik në formë digjitale duhet të jetë një ndër perspektivat target”, ka thënë Gërxhaliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri