LAJMI I FUNDIT:

Gjilani ngjitet në pozitën e dytë me fitoren ndaj Vushtrrisë

Gjilani ngjitet në pozitën e dytë me fitoren ndaj Vushtrrisë
Foto: SC Gjilani / Facebook

Gjilani e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Kosovës.

Vendasit e filluan mjaftë mirë ndeshjen, duke rrezikuar me anë të Gerhard Prognit në minutën e 10-të mirëpo goditja e tij përfundoi pran shtyllës vertikale.


Raste të mira për të shënuar kishin edhe Fiton Hajdari (20’) e Jackson Ferreira (22’), mirëpo gjuajtjet e tyre nuk ishin të sakta.

HT| ⏱Mbyllet pjesa e parë me golin e vetëm të realizuar nga Muamer Svraka….SC Gjilani🆚️KF Vushtrria 1-0#vetëmnjëdashuri 🔴⚪

Publiée par SC Gjilani sur Samedi 20 juin 2020

Momenti më kryesor i pjesës së parë erdhi në minutën e 36-të, kur Muamer Svraka e kaloi Gjilanin në epërsi, me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.

Në të dytën, Vushtrria ishte më kërkuese dhe tentoi t’i barazonte shifrat me anë të Dren Ahmetit (46’), por Kenan Haxhihamza largoi topin me vështirësi.

Gooool 🎯⚽️ Franc Veliu me super goditje nga gjuajtja e lirë për avantazhin e dyfishtë për kuq e bardhët…SC Gjilani🆚️KF Vushtrria 2:0

Publiée par SC Gjilani sur Samedi 20 juin 2020

Gjilanasit arritën më pas të dyfishonin rezultatin me golin e realizuar nga Franc Veliu në minutën e 58-të nga gjuajtja e lirë.

Vendasit arritën që të thellonin edhe më shumë epërsinë, pasi shënuan për 3-0 me anë të Keitas.

Pas javës së 25-të, Gjilani gjendet në pozitën e dytë me 48 pikë, katër më pak se lideri Drita, gjersa Vushtrria është në të parafundit me 16 sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori