Ish-Kryetari i LDK’së, Fatmir Sejdiu, ka dalë kundër largimit të Vjosa Osmanit nga dy funksionet partiake në parti. Ka thënë se një vendim i tillë është i papranueshëm.
“Ky veprim, absolutisht nuk është në interesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe si i tillë është i ngutshëm, i dëmshëm dhe i papranueshëm”, ka shkruar Sejdiu, në një reagim për Express.
Fatmir Sejdiu kishte futur në politikën e pasluftës Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin duke i marrë afër vetes edhe në Zyrën e Presidentit si këshilltarë.
Mirëpo, Sejdiu po i cilëson si të dëmshme vendimet e Mustafës që pa debat të përjashtohen njerëzit nga funksionet partiake.
“Tash e sa kohë, vendimmarrja në LDK për cështje shumë të rëndësishme është zëvendësuar me aplikimin e metodave të papranueshme nëpërmjet të të cilave iket nga debati tepër i nevojshëm për çështjet e rëndësishme. Kjo metodë, së fundi, mbulohet me gjoja arsyetimin për shkak të rrethanave të pandemisë. Por, pavarësisht këtyre rrethanave me të cilat mëtohet të mbulohet ikja nga debati, strukturat e LDK-së dhe në këtë rast Këshilli i Përgjithshëm (përbërja e të cilit nuk është bërë publike), gjithmonë dhe në çdo kohë ka mundësinë që të mblidhet dhe të debatojë për çështje të rëndësisë së veçantë. Është evidente se me këtë qasje praktikisht Isa Mustafa po i thellon mospajtimet në LDK. Duke pasur parasysh momentin në të cilin gjendemi, largimi nga këto pozita i zonjës Vjosa Osmani i shpërfaqë gjithë makinacionet paraelektorale të vitit të kaluar që në fakt dalin se kanë qenë veprime mashtruese për elektoratin”, ka shtuar Sejdiu.
Ish-Kryetari i LDK’së ka pasur edhe ankesa lidhur me mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së pjesë e të cilit është dhe që s’është ftuar asnjëherë.
“Në rrethanat në të cilat gjendet sot LDK dhe në lidhje me temat e mëdha që ka para vetes Kosova, absolutisht është e nevojshme që të thirret jo vetëm mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, por Kuvendi i LDK-së. Së fundi, dua të theksoj se sikur për shumicën e “mbledhjeve” të deritashme të Këshillit të Përgjithshëm, nga viti i kaluar, as kësaj here nuk jam ftuar nga organet e partisë si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm ashtu sic figuron në leximin e parë të emrave në Kuvendin e LDK-së të vitit të kaluar, në të cilin Kuvend në mënyrë jodemokratike dhe duke pamundësuar garën e kandidatëve, sikur edhe në Kuvendin e vitit 2015, Isa Mustafa me mbështetësit e vet, me makinacione ka vazhduar të mbajë pozitën e kryetarit të LDK-së”, ka shtuar Sejdiu.
Ndryshe, fati i Vjosa Osmanit në strukturat udhëheqëse të LDK’së do të vendoset deri në orën 19 të ditës së sotme. Isa Mustafa ka propozuar shkarkimin e Osmanit nga funksioni i Nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë.
Kërkesa e Kryetarit të LDK’së drejtuar anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Partisë të votojnë me e-mail ka ardhur pasi Vjosa Osmani doli kundër Avdullah Hotit për Kryeministër derisa nuk mori fare pjesë në votimin kur me 61 vota u formua Qeveria LDK-AAK-NISMA me minoritetet.
Vjosa Osmani në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019 dështoi ta nxirrte LDK’në të parën në garë me partitë tjera ku VV doli e para. Pas zgjedhjeve u themelua koalicioni mes LDK’së dhe VV’së ku Vjosa Osmani pati rol vendimtar në arritjen e marrëveshjes.
Mirëpo, Osmani doli kundër prishjes së koalicionit me VV’në dhe rrëzimit të Qeverisë.
Doli edhe kundër LDK’së kur u vendos që Avdullah Hoti të bëhet Shef i Qeverisë së re.
Isa Mustafa ditëve të fundit ka paralajmëruar masa ndaj secilit zyrtar partiak që del kundër vendimeve të Partisë. Është thirr në një nen të Statutit të LDK’së, i cili sanksionon funksionarët e LDK’së që dalin kundër partisë në procese të rëndësishme elektorale.
Vjosa Osmani kishte hyrë në politikë duke qenë Këshilltare e Fatmir Sejdiut bashkë me Isa Mustafën, i cili pastaj u ngjit në krye të LDK’së.
Osmani për një kohë kishte prishur raportet me Isa Mustafën kur nuk e kishte votuar për Kryeministër në dhjetor të vitit 2014.
Mirëpo, Osmani ishte pajtuar me Mustafën dhe kishte përkrahur Avdullah Hotin për Kryeministër në zgjedhjet e 2017’ës, kur LDK dështoi, po ashtu, të dalë e para.
Osmani përfundimisht ishte pajtuar me Kryetarin e LDK’së në zgjedhjet e fundit partiake kur Mustafa e pranoi për Nënkryetare dhe kërkoi votat e partisë për ta bërë edhe Shefe të Qeverisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian