LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Rreziku për shkëmbimin e territoreve ende nuk ka kaluar, iniciuesit e pazarit Thaçi e Vuçiq ende janë në këta binarë

Haxhiu: Rreziku për shkëmbimin e territoreve ende nuk ka kaluar, iniciuesit e pazarit Thaçi e Vuçiq ende janë në këta binarë

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se shkëmbimi territorial nuk ishte as paranojë e as shpikje e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

Haxhiu thekson se rreziku për shkëmbimin e territoreve ende nuk ka kaluar, dhe se iniciuesit e kësaj, Thaçi-Vuçiqi, vazhdojnë të jenë në këta binarë, transmeton Telegrafi.

“Pra, shkëmbimi territorial nuk ishte as paranojë as shpikje e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtit siç thonin. Për ata që s’besonin sot u vërtetua edhe njëherë. Por, ky rrezik ende nuk ka kaluar sepse inciuesit e këtij pazari, Thaçi-Vuçiq ende vazhdojnë të jenë në këta binarë. Prandaj duhet angazhim maksimal për t’i ndaluar projektet e tyre të rrezikshme”, ka thënë Haxhiu.


Më tej, në shkrimin e bërë në Facebook, Haxhiu pohon se përfaqësuesit ilegal dhe ilegjitim nuk mund të sjellin marrëveshje për Kosovën.

“Po të mos ishte gjithë kundërshtimi ynë dhe i qytetarëve në protestën e 29 shtatorit ” Një popull s’i nënshtrohet një njeriu” dhe jo vetëm, tashmë do t’i vuanim pasojat e asaj marrëveshje!
Rifillimet e mbrapshta pa i ndryshuar premisat e dialogut dhe pa ndërruar ata që e kanë sjellur vendin në këtë pikë do të kenë rezultate të këqija. Mirëpo, këta përfaqësues ilegal e ilegjitim nuk do të mund të sjellin marrëveshje për Kosovën”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kapet në Kolumbi tropojani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Kapet në Kolumbi tropojani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori