Qendra Shëndetësore e Pejës pranoi sot nga KFOR-i mijëra maska dhe doreza, qindra mburoja të fytyrës dhe veshje për izolim, përveç syzeve edhe mbulesa të këpucëve, termometra pa kontakt me rreze infra të kuqe dhe lëng antiseptik për duar.
Dorëzimi u krye nga ekipi Italian për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak, që i përket Komandës Rajonale Perëndim në kuadër të donacionit të madh të pajisjeve të mbrojtjes personale për objektet mjekësore, qendrat shëndetësore familjare, stacionet e policisë dhe përfituesit e tjerë në mbarë Kosovën.
Nisma e KFOR-it do të mbështesë më tej në mënyrë të paanshme reagimin e vazhdueshëm ndaj COVID-19 nga Institucionet në Kosovë përmes sigurimit të pajisjeve për stafin mjekësor dhe oficerët e policisë që veprojnë çdo ditë kundër virusit.
Sipas një komunikate të KFOR-it, dorëzimi pajisjeve do të vazhdojë për dy javët e ardhshme dhe do të zhvillohet në 17 qytete, me përfshirjen e Ekipeve Ndërlidhëse dhe Monitorimit të KFOR-it dhe njësive të tjera të Komandës Rajonale Perëndim të udhëhequr nga Italia dhe Komandës Rajonale Lindja të udhëhequr nga SH.B.A.
“Ky është projekti i dytë i zbatuar nga KFOR-i, pas shpërndarjes së pajisjeve mbrojtëse personale në spitalet e Prishtinës dhe Graçanicës që u zhvillua në prillin e kaluar. Të dy projektet janë financuar nga NATO-ja dhe janë pjesë e angazhimit të përgjithshëm të Aleancës në mbështetje të operacioneve të saj dhe vendeve anëtare dhe partnerëve të saj. Që nga fillimi i shpërthimit të COVID-19, KFOR-i ka vazhduar aktivitetet e veta në mënyrë të rregullt, ndërsa zbaton masa të kujdesshme dhe të forta – në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit – për të kufizuar përhapjen e virusit dhe minimizuar rreziqet për ushtarët e vet dhe për komunitetet që shërbejnë aty”, thuhet në komunikatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Albin Kurti premton investime të mëdha për rajonin e Gjilanit dhe Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze