LAJMI I FUNDIT:

Pas 17 rasteve të reja me COVID-19 në Rahovec, Smajl Latifi paralajmëron inspektime më të mëdha

Pas 17 rasteve të reja me COVID-19 në Rahovec, Smajl Latifi paralajmëron inspektime më të mëdha

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar në komunën e tyre janë 17 raste aktive me Covid-19, derisa sot e nesër presin edhe rezultatet e kontakteve të këtyre rasteve të konfirmuara.

Latifi ka thënë për KP, se që nga paraqitja e rasteve të para në këtë komunë e deri tash, kanë pas 54 raste të konfirmuara me Covid-19, ku prej tyre kanë vdekur katër persona, të cilët kanë qenë në moshë dhe kanë pas sëmundje përcjellëse. Ndërsa, janë shëruar 33 persona.


“Gjenda shëndetësore e 17 rasteve që i kemi aktive është e mirë, është stabile, kryesisht janë pa sintoma dhe nuk ka ndonjë informatë që gjendja e tyre shëndetësore po përkeqësohet. Ndërsa, ne sot ose nesër presim marrjen e mostrave të reja të rasteve të fundit, që sigurisht janë kontakte potenciale, që ata që janë të konfirmuar me Covid , kontaktet e tyre shpresojmë që do të testohen së shpejti dhe të shpresojmë që do të dalin negativë”, tha ai.

Ai tha se në kuadër të zbutjes së masave, po përpiqen që ta rrisin kontrollin rreth zbatimit të manualit të ri që dje kanë marrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik.

“Sigurisht që do të kemi edhe ashpërsim të kontrollit të qytetarëve që vijnë për të marrë shërbime në komunë e Rahovecit. Sigurisht që do të kemi edhe aksione serioze të inspektorëve tanë, që do të mbështetet nga Policia e Kosovës. Edhe kjo konsiderojmë që është në frymën e përpjekjeve për respektimin më rigoroz të masave, rekomandimeve të ditëve të fundit për shkak se po shihet që virusi ekziston dhe derisa ekziston në mesin tonë, ne nuk kemi rrugë tjetër përveç të përpiqemi maksimalisht t’iu përmbahemi udhëzimeve, rekomandimeve dhe vendimeve të institucioneve shëndetësore”, tha ai.

Sipas tij, në vazhdimësi po bëjnë dezinfektimin e institucioneve dhe hapësirat e tjera publike.

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori