LSDM: Do të ketë grupime deri në 50 persona në hapësira të hapura, 30 persona në hapësira të mbyllura
Kosta Petrov, nënkryetari i LSDM-së, njoftoi masat themelore mbrojtëse të partisë në pushtet gjatë fushatës zgjedhore, në të cilat nuk do të ketë mitingje me më shumë se 50 persona në hapësira të hapura dhe 30 persona në ambiente të mbyllura, dhe gjithashtu nuk do të ketë aktivitete derë më derë
“Në këto kushte të pandemisë globale të coronavirusit dhe luftës kundër armikut të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm, ju siguroj se do të zhvillojmë një fushatë të sigurt dhe votim 100 përqind të sigurt në 15 korrik. Fushata jonë do të jetë pa mitingje, tubime të mëdha. Do t’u drejtohemi qytetarëve në dy mënyra me aktivitete dixhitale në internet: video dhe mesazhe grafike përmes mediave sociale, video konferencave live përmes Internetit, paraqitje të të ftuarve në media, video, banderola në internet. Grupi tjetër i aktiviteteve është offline dhe përfshinë billborde, programet e shtypura, stendat e informacionit, konferencat për shtyp, si dhe takimet me qytetarë me një audiencë të kufizuar prej 50 qytetarësh në hapësira të hapura dhe 30 persona në hapësira të mbyllura. Të gjitha ngjarjet do të mbahen me respektim të rreptë të protokolleve për organizimin e ngjarjeve publike”, tha Petrov.
Sipas protokollit të publikuar nga LSDM, të gjithë ata pranishmit në një ngjarje publike ose në një takim duhet të mbajnë maskë mbrojtëse, duhet të lajnë duart rregullisht ose të kryejnë dezinfektim, të cilin do ta sigurojë organizatori, mbajtja e distancës prej 2 metrash. Do të ngrihen stacione mbrojtëse COVID-19, në të cilat do të ketë dezinfektues dhe maska. Përgatitja e ngjarjeve do të bëhet në internet, në mënyrë që të shmanget grupimi i panevojshëm fizik./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit