Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë raportimit të tij në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, pati një përplasje verbale me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka dhe Fitim Haziri.
Zemaj tha se manifestimi i organizuar nga LVV më 12 qershor, nuk respektonte asnjë rekomandim të IKSHPK-së dhe MSH-së.
Për ta vërtetuar një gjë të tillë, Zemaj tregoi në komision dhe një fotografi, ku shiheshin qytetarët e shumtë afër njëri-tjetrit në këtë manifestim.
“Hoti ka qenë i shqetësuar më 12 qershor dhe është tmerruar nga kjo pamje. Mbaje për vete dhe për subjektin që e përfaqësoni. Këta filmat e juaj tek unë nuk shiten“, ka thënë Zemaj.
“Ju e potencuat masën e lëvizjes 24 orë. Jo vetëm që nuk është respektuar, por ka pasur selektim në raste të veçanta, dhe në persona të veçantë. Kjo ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut”, ka thënë ai.
Reagimi i menjëhershëm ishte edhe i deputetëve të LVV-së, Fitim Haziri dhe Fitim Uka, të cilët me një fotografi në duar të anëtarëve të LDK-së, iu kundërpërgjigjen Zemajt.
“Po kjo ka distancë?”, reagoi deputeti i LVV-së, Haziri.
Ndryshe gjatë raportimit të tij, ministri Zemaj po ashtu ka thënë se do të mundohet që të mos ketë rikthim të masave për ndalimin e virusit COVID-19, pasi ato do ta shkatërrojnë ekonominë si dhe shëndetin mendor të qytetarëve.
Zemaj tha se në preferencat e tij për momentin është ballafaqimi dhe menaxhimi i situatës për parandalimin e coronavirusit.
Sipas tij, kufizimi i masave për 24 orë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut.
“Nuk kam marr shumë vendime. Ato që i kam marr janë të pakta dhe lehtësuese, të analizuara…Nëse i adresoheni vendimeve, e cila është rezultat i atyre që janë marr më herët. Si ministër do të bëj çmos me të gjitha kapacitetet që mos të ketë rikthim të masave, pasi masat do ta shkatërrojnë ekonomin, shëndetin mendor, inteligjencën etj. Vendimi më i lehtë për mua është që ta çoj vendin në izolim, por unë këtë nuk e preferoj. Kam preferencë ballafaqimin dhe menaxhimin e situatës. Nuk i iki situatës. Asnjë vendim që e rrezikon shëndetin e qytetarëve tanë nuk do të merret nga MSH, pa komunikimin e plotë me të gjitha institucionet, ekspertët, kryetarët e komunave, kryeministrin Hoti dhe Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ministri Zemaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite