Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci ka deklaruar se Qeveria Hoti nuk do të lejohet ‘të kapërcejë kufijtë’ në bisedimet me Serbinë.
Nagavci në një postim të saj në rrjetin social Facebook ka shkruar se kryeministri Hoti nuk ka agjendë para vizitës në Washington.
“Ndonëse Hoti dhe Qeveria jolegjitime janë tashmë në rolin të cilin janë të detyruar të luajnë, duhet t’iu bëhet e qartë e ndihmohet të kuptojnë se ka një kufi që s’bën ta kapërcejnë, se ka një skenar që s’duhet ta realizojnë, se ka një pikë ku s’do t’i lejojmë”.
Lexojeni më poshtë postimin e saj të plotë:
Nga Qeveria Kurti, Qeveri dinjitoze dhe e dashur për qytetarët, tek një Qeveri e kontrabanduar nga Presidenti e të gjunjëzuar ndaj Serbisë.
Pasi iniciuan mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti, u bënë pjesë e skenarit për të përmbysur vullnetin e qytetarëve të shprehur me 6 tetor, krijuan një Qeveri të varur nga Lista Serbe, hoqën masat e reciprocitetit ndaj Serbisë që i vendosi Qeveria Kurti, hoqën dorë vullnetarisht nga e drejta për të aplikuar në organizata ndërkombëtare, pra dobësuan pozicionin e Kosovës, tani po bëhen gati të shkojnë në Washington, ndonëse akoma nuk e dinë as vet se cila është arsyeja e vizitës. Z. Hoti dje e bëri të qartë se ai nuk është i njoftuar as për ndonjë agjendë, as për temat sa i përket takimit të 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, përderisa Presidenti Thaçi, ndërkaq po vazhdon të jap sinjale të qarta për atë që ka planifikuar tashmë.
Ngjarjet po ndodhin me shpejtësi këto ditë, vendim pas vendimi secili më i keq se tjetri. Sapo mendon se e kanë prekur fundin, shef se paska dhe më keq. Kjo Qeveri e Thaçit nuk mund të na befasojë, duhet vetëm vëmendje e kujdes, e duhet dhe shkathtësi të mbrojmë vendin nga kjo Qeveri jolegjitime.
Një ditë mund të jetë shumë vonë, vonë për ne, se z. Hoti dhe kolegët e tij, tashmë kanë vendosur jo vetëm për të tashmen, por edhe të ardhmen e tyre dhe këtë do ta kuptojnë shumë shpejtë.
Ne duhet të kemi kujdes për vendin, për veten, për të ardhmen tonë. S’mund të bëhemi pjesë e skenarëve të rrezikshëm e veprimeve jo transparente. Andaj dhe dje në mbledhje të Kryesisë së Kuvendit kam kërkuar që të ftojmë në raportim dhe debat në Kuvend, z. Hoti para se të niset në këtë udhëtim, kërkesë që u përkrah nga Kryesia.
Ndonëse z.Hoti dhe Qeveria jolegjitime janë tashmë në rolin të cilin janë të detyruar të luajnë, duhet t’u bëhet e qartë e t’u ndihmohet të kuptojnë se ka një kufi që s’bën ta kapërcejnë, se ka një skenar që s’duhet ta realizojnë, se ka një pikë ku s’do t’i lejojmë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një delegacion prej 18 anëtarësh i Këshillit të Evropës do t’i vëzhgojë zgjedhjet e 9 shkurtit
Mbi 140 persona në vit humbin jetën në aksidente trafiku, “Safe City” ende në pritje
Trendafilov: Shporta zyrtare konsumatore është tentim për minimizimin e rolit të sindikatave dhe mosrritjen e pagave
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Moti për pesë ditët e ardhshme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet