LAJMI I FUNDIT:

Komandanti Rama: 26 pjesëtarë të FSK-së janë të infektuar me coronavirus

Komandanti Rama: 26 pjesëtarë të FSK-së janë të infektuar me coronavirus

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama ka thënë se 26 pjesëtarë të FSK-së janë infektuar me coronavirus.

Rama tha se të gjithë janë raste kontakti, të cilët janë duke qëndruar në vetë izolim dhe janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.


“Fatkeqësisht i kemi 26 pjesëtarë të FSK-së, ku pas testeve që i kemi bërë dje kanë dalë pozitiv. Duhet ta kuptojmë që edhe ata janë qytetarë të Kosovës, dhe të gjithë janë raste kontakt. Për fat të mirë gjendja e tyre shëndetësore është shumë e mirë. E kemi qendrën mjekësore, të cilët janë në kontakt me ta. Nuk kemi asnjë pjesëtarë të FSK-së që është në gjendje të rëndë, por të gjithë janë nëpër shtëpi të tyre”, ka thënë Rama, transmeton Telegrafi.

Ai nuk tregoi se sa mund të jetë numri i atyre që priten të testohen si raste kontakti, por tha se kryesisht të infektuarit janë nga disa rajone të Kosovës.

I pyetur se nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme, a është e gatshme ushtria, ai tha: “Ushtria gjithmonë është gati dhe nuk do të ndalet. Pavarësisht këtij numri ne do ta vazhdojmë me planet, objektivat dhe punët tona ditore”. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori