Avokati i Popullit, Hilmi Jashari u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë në mënyrë rigoroze masat për parandalimin dhe luftimin e coronavirusit, si mbajtjen e maskës, distancës sociale dhe higjienës personale.
Jashari me qëllim të njoftimit për së afërmi lidhur me gjendjen e fundit në vend të shkaktuar nga pandemia dhe zbatimin e masave ka takuar drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.
“Shqetësimi i madh është shprehur për numrin e madh të qytetarëve të infektuar me virusin COVID-19 ditëve të fundit dhe frika për dalje e situatës nga kontrolli… Të gjendur në këtë situatë emergjente, bazuar në ngritjen rapide të të infektuarve nga virusi COVID-19 ditëve të fundit, implikimeve në shëndetin publik dhe pa dyshim ndikimin në të drejtën për jetë, ju drejtohem me apel që, si asnjëherë më parë, me vetë disiplinë, t’i respektojmë në mënyrë rigoroze masat e rekomanduara nga qeveria dhe nga IKShPK-ja, në mënyrë që t’i jepet prioritet respektimit të së drejtës për jetë”.
Në njoftim më tej thuhet se edhe pse Kushtetuta e vendit garanton që “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të pacenueshme dhe janë bazë e rendit juridik të Republikës së Kosovës”, ndikimi i pandemisë në shëndetin e përgjithshëm publik dhe serioziteti i situatës kërkon masa që nuk do të ishin të arsyeshme nën llupën e të drejtave të njeriut në rrethana normale.
“Në situatën në të cilën gjendemi, të drejtat e njeriut mund të jenë udhërrëfyese për vendime të ekuilibruara në mes mbrojtjes së jetës së qytetarëve dhe të shëndetit dhe, në anën tjetër, mbrojtjen e lirisë së lëvizjes dhe të interesave publike. Tashmë është bërë publik edhe ‘Manuali për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19’, i nxjerrë nga IKShPK-ja dhe përmban udhëzime të qarta për qytetarët se si duhet të vazhdojnë të mbrohen nga virusi. T’i përmbahemi masave dhe duke i respektuar të drejtat tona, i respektojmë të drejtat e të tjerëve”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova