LAJMI I FUNDIT:

Gattuso pasi mposhti Juventusin në finalen e Kupës së Italisë: Unë besoj në Zotin e Futbollit

Gattuso pasi mposhti Juventusin në finalen e Kupës së Italisë: Unë besoj në Zotin e Futbollit

Gennaro Gattuso vlerësoi lojtarët e tij të Napolit për fitoren e trofeut të Coppa Italia pas penalltive kundër Juventusit .

Kjo është hera e parë që Gattuso fiton ndonjë trofe si trajner, veçanërisht pasi ai mori detyrën nga Carlo Ancelotti vetëm në muajin dhjetor.


Ka qenë një muaj me të vërtetë traumatik për Rinon, motra e të cilit vdiq pas një sëmundjeje të gjatë, por ai ndihet i lumtur që tashmë fitoi një trofe.

Napoli fiton Kupën e Italisë, mposht Juventusin pas penalltive
Lexo po ashtu Napoli fiton Kupën e Italisë, mposht Juventusin pas penalltive

“Jeta dhe veçanërisht futbolli më kanë dhënë shumë më tepër sesa iu dhashë. Më bëri burrë. Në jetë, ju gjithmonë mendoni së pari për prindërit dhe familjen tuaj, kështu që natyrshëm ajo që ndodhi është e vështirë të pranohet”, ka thënë fillimisht Gattuso pas ndeshjes.

“Unë kam një pasion të tillë për futbollin, e di se nuk mund të lë të shkoj as për një sekondë”.

“Kushdo që bën këtë punë duhet ta respektojë atë, sepse ne kemi fat. Kjo është arsyeja pse unë zemërohem kur nuk shoh pasion, pasi nuk kam pendim për karrierën time dhe kjo është ajo që dua të them edhe te këta lojtarë”.

“Unë besoj në Zotin e Futbollit, kur ju e bëni atë të drejtë, ju korrni atë që mbillni dhe ajo kthehet te ju”.

Finalja e Kupës së Italisë, Napoli - Juventus: Notat e lojtarëve, Meret heroi i ndeshjes
Lexo po ashtu Finalja e Kupës së Italisë, Napoli - Juventus: Notat e lojtarëve, Meret heroi i ndeshjes

“Tani është detyra jonë t’i luajmë me respekt këto 12 ndeshjet e fundit të Serie A. Është detyra jonë të përpiqemi, ne thjesht nuk mund të mendojmë se kemi arritur objektivin tonë dhe të heqim dorë”.

“Është e vështirë, ka një hendek të madh, por ne duhet të përpiqemi më të mirën për të marr një vend në Ligën e Kampionëve”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori