LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Qeveria e paligjshme duhet të largohet sa më parë dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Haxhiu: Qeveria e paligjshme duhet të largohet sa më parë dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme
Albulena Haxhiu

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Qeveria Hoti është e paligjshme dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Haxhiu ka thënë se Qeveria Hoti po tregon gjunjëzim para Serbisë, dhe se ka hequr dorë nga mbështetja e institucioneve të drejtësisë për institucionet e drejtësisë që hetojnë dhe gjykojnë krimet e luftës, transmeton Telegrafi.

“Qeveria jolegjitime, në ditët e para të saj, ka treguar gjunjëzimin para Serbisë, duke filluar nga heqja e reciprocitetit e deri tek heqja dorë për njohje nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe mosanëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare por tani paska hequr dorë edhe nga mbështetja për institucionet e drejtësisë që hetojnë dhe gjykojnë krimet e luftës. Tërheqja e Qeverisë nga ky ndryshim tregon gjunjëzimin e saj para Serbisë dhe është tendencë për amnistim të krimeve të luftës”, ka shkruar ajo.


Për më shumë, shkrimi i plotë:

“Pak ditë pasi kisha pranuar detyrën e Ministres së Drejtësisë, kam pritur në takim prokurorët special që merren me hetimin e krimeve të luftës.

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi me kërkesat e prokurorisë speciale në raport me krimet e luftës dhe kam dhënë zotimin tim që do të adresoj secilën kërkesë vetëm e vetëm që krimet e luftës të trajtohen seriozisht dhe prokuroria të ketë mbështetjen e duhur për këto raste.

Kërkesë urgjente e kisha konsideruar ndryshimin e një neni tek Kodi i procedurës penale që i shërbente prokurorisë për adresimin sidomos të rasteve të krimeve të luftës që ishin transferuar nga EULEX.

Menjëherë në mars, të njëjtin ndryshim e kam proceduar në Kuvend por për shkak të kundërshtimit të nismave të qeverisë tonë nga PDK, LDK dhe të tjera, i njëjti projektligj pavarësisht rëndësisë, nuk kishte arritur të procedohej në seancë për votim.

Qeveria jolegjitime, në ditët e para të saj, ka treguar gjunjëzimin para Serbisë, duke filluar nga heqja e reciprocitetit e deri tek heqja dorë për njohje nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe mosanëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare por tani paska hequr dorë edhe nga mbështetja për institucionet e drejtësisë që hetojnë dhe gjykojnë krimet e luftës.

Tërheqja e Qeverisë nga ky ndryshim tregon gjunjëzimin e saj para Serbisë dhe është tendencë për amnistim të krimeve të luftës. Kjo është e papranueshme.

Qeveria e paligjshme duhet të largohet sa më parë dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori