LAJMI I FUNDIT:

Përmbyllet Java e Lëvizjes

Përmbyllet Java e Lëvizjes

Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se sot është përmbyllur Java e Lëvizjes e cila ka filluar para dhjetë ditësh.

LVV bën të ditur se Java e Lëvizjes është përmbyllur sot më 17 qershor, në ditëlindjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, profesori Ukshin Hotit, transmeton Telegrafi.


Në njoftimin e bërë për media nga LVV thuhet se kryetari Albin Kurti, së bashku me një delegacion nga Lëvizja, vizitoi paradite shtëpinë muze të Ukshin Hotit, për t’u kyçur pasdite në bashkëbisedimin e organizuar publik e të drejtuar nga Glauk Konjufca për mësimet dhe rëndësinë e jetës dhe veprës Ukshin Hotit.

“Bashkëbisedimi kishte shumë zëra të ndryshëm mbi shumanësinë e mendimit dhe veprimit politik të Ukshin Hotit. Sa profesor aq edhe tribun, sa institucional aq edhe jashtë institucional, Ukshini është emri i një figure të cilën nuk e rehatojmë dot në korniza të paracaktuara, por që na krijon korniza të reja dhe na problematizon ato të tjerat”, thuhet në njoftimin e LVV-së, përcjell Telegrafi.

Më tej, LVV thekson se “kërkimi i fatit të Ukshin Hotit është kërkimi i fatit tonë”.

“Vepra e tij është vetja jonë më e mirë, mundësitë e pamata të angazhimit tonë politik”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori