LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit-Maqedoni: Nxënësit nuk duhet të paguajnë për marrjen e dëftesave

Avokati i Popullit-Maqedoni: Nxënësit nuk duhet të paguajnë për marrjen e dëftesave

Shkollat ​​nuk duhet të obligojnë nxënësit që të paguajnë për marrjen e dëftesave, thonë nga Zyra e Avokatit të Popullit, duke theksuar se sipas Ligjit për arsimin fillor dhe Ligjit për arsimin e mesëm, çdo fëmijë ka të drejtë të arsimimin fillor falas. E njëjta e drejtë, siç thonë nga Avokati i Popullit, vlen edhe për arsimin e mesëm, i cili është i detyrueshëm për çdo qytetar.

“Duke pasur parasysh që viti shkollor ka mbaruar, dhe nxënësve duhet t’u jepen dëftesat, të cilat nga ana e tyre janë dokumentacion i nevojshëm për regjistrim, pra arsimim i vazhdueshëm, Avokati i Popullit informon shkollat ​​se dëftesat janë dokument publik i lëshuar në një kopje për nxënësit dhe për lëshimin e të njëjtës nuk duhet të kushtëzojnë nxënësit, përkatësisht prindërit-kujdestarët me pagesa paraprake të mjeteve të caktuara”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Në këtë kontekst, Avokati i Popullit inkurajon nxënësit, përkatësisht prindërit-kujdestarët e tyre që raste të tilla mbledhjesh të cilat janë kryer kundër ligjit të paraqitën në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit ose Avokatin e Popullit.


Shkollat në Maqedoni kërkojnë para nga nxënësit për dëftesat të cilat janë pa pagesë
Lexo po ashtu Shkollat në Maqedoni kërkojnë para nga nxënësit për dëftesat të cilat janë pa pagesë

Në të njëjtën kohë, ai i bën apel këtij organi që kontrollon punën e shkollave dhe ushtrimin e të drejtave në fushën e arsimit që të përgjigjen në mënyrë të duhur për të parandaluar pagesa të tilla të paligjshme dhe t’i sanksionojë ato./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori