LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Unë do ta udhëheqë procesin e dialogut, askush nuk mund të ndërhyjë në kompetencat e mija

Hoti: Unë do ta udhëheqë procesin e dialogut, askush nuk mund të ndërhyjë në kompetencat e mija
Foto: Arkiv

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë sot se Kushtetuta i jep autorizime të qarta që të udhëheqë procesin e dialogut me Serbinë.

Hoti në tryezën e diskutimit me temën “Cila është platforma e Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë”, e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se kompetencat e tij në procesin e dialogut, as nuk donë dhe as nuk mundet t’i transferoj tek dikush tjetër, por as nuk do të lejojë që dikush tjetër të ndërhyjë.

“Edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e bën edhe më të qartë, në detaje i tregon kompetencat e mia në procesin e dialogut, të cilat kompetenca as nuk dua, as nuk mundem t’i transferoj tek dikush tjetër, e as nuk do të lejoj që dikush tjetër të ndërhy në kompetencat e mia. Po besoj që kjo nuk ka nevojë as të thuhet realisht pasi për aq kohë sa Kushtetuta është e qartë nuk kemi pse të brengosemi për këtë çështje”, tha kryeministri Hoti.


Ai tha se parimi mbi të cilin do ta vendosin këtë proces është se integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.

“Unë nuk kam mandat që të hapi këtë temë në procesin e dialogut. E dyta, karakteri unitar i Shtetit të Kosovës, unë nuk kam mandat që të bisedojmë për këtë çështje dhe parimi i tretë, marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh kryeministri Hoti.

Ai më tej tha se objektivë e tyre është njohja reciproke, njohja nga pesë vendet e BE-së, që ende nuk na kanë njohur deri më tash, anëtarësimi në OKB, si çdo vend tjetër, shfuqizimi i Rezolutës 1244.

“Këto janë ato që duhet të arrihen menjëherë kur të nënshkruhet, kur të arrihet marrëveshja dhe normalisht marrëveshja duhet t’i hapë rrugë Kosovës sikur çdo vend tjetër të shkojë nëpër procedura të zakonshme, standarde të integrimit euroatlantik”, tha ndër të tjera kryeministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Kalo në kategori