Ministria e Shëndetësisë ka publikuar “Manualin për Mbrojtje nga Përhapja e virusit COVID-19“, i cili përbëhet nga 153 faqe.
Sipas MSH-së, ky udhëzues do të vazhdoj të plotësohet në bazë të gjendjes epidemiologjike, përcjell Telegrafi.
Në këtë manual jepen edhe rregullat se si të bëhet zvogëlimi i përhapjes së COVID-19 në vendet e punës.
“Nëse një punonjës është konfirmuar të jetë i infektuar me COVID-19, punonjësit duhet të informojnë punonjësit tjerë për mundësinë e ekspozimit të tyre në COVID-19 në vendin e punës, por duhet të ruajnë konfidencialitetin sipas rregullave etike. Punëdhënësit duhet të udhëzojnë punonjësit se si të vazhdojnë punën duke u bazuar në udhëzimet e këtij udhëzuesi”, thuhet në këtë manual.
Disa nga udhëzimet e manualit për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në vendin e punës
– Punonjësit që kanë simptoma (p.sh.: temperaturë, kollë apo vështirësi në frymëmarrje) duhet të njoftojnë punëdhënësin e tyre dhe të qëndrojnë në shtëpi
– Punonjësit e sëmurë duhet të ndjekin udhëzimet dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (www.kosova.health) dhe të mjekëve të tyre familjarë. Punonjësit nuk duhet të kthehen në punë deri sa të plotësohen kushtet/kriteret e ndërprerjes së izolimit shtëpiak, në konsultim me mjekun familjarë dhe institucionet gjegjëse shëndetësore
– Punonjësit që janë mirë me shëndet, por kanë anëtarë të sëmurë të familjes me COVID-19 në shtëpi, duhet gjithashtu të njoftojnë punëdhënësin e tyre dhe të ndjekin udhëzimet dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik dhe të mjekëve të tyre familjarë
– Promovoni pastrimin e shpeshtë dhe të kujdesshëm të duarve, duke përfshirë sigurimin e vendeve për pastrimin e duarve për punonjës, klientë dhe vizitorë. Nëse sapuni dhe uji rrjedhës nuk janë në dispozicion menjëherë, siguroni peshqirë/faculeta me bazë alkooli që përmbajnë të paktën 70% alkool
– Obligoni punonjësit që të qëndrojnë në shtëpi nëse janë të sëmurë
– Obligoni masat për parandalimin e përcjelljes së infeksionit përmes rrugëve të frymëmarrjes (maskat). Gjatë kollitjes apo teshtitjes duhet mbuluar goja dhe hunda me parakrah ose faculetë. Mos harroni që disa punonjës mund të jenë në rrezik më të madh për sëmundje serioze, siç janë të rriturit e moshuar dhe ata me gjendje mjekësore kronike. Merrni parasysh minimizimin e kontaktit sy-më-sy ndërmjet këtyre punonjësve apo caktoni detyrat e punës që iu mundësojnë atyre që të mbajnë distancën 1.5 m – 2 m nga punonjësit tjerë, klientët dhe vizitorët, ose aplikoni punën nga distanca nëse është e mundur
– Sigurojuni klientëve dhe publikut shporta faculetash dhe mbeturinash dhe eventualisht doreza njëpërdorimshme
– Punëdhënësit duhet të shqyrtojnë mundësinë e zhvillimit të rregulloreve dhe praktikave, siç janë oraret fleksibile (p.sh. puna nga shtëpia, ndërrimet e fuzionuara), për të rritur distancën fizike ndërmjet punonjësve dhe të tjerëve
– Udhëzoni punonjësit që të mos përdorin telefonat, tavolinat, zyrat apo mjetet apo pajisjet e punës të punonjësve tjerë, kur është e mundur
– Zbatoni praktikat e rregullta të rendit shtëpiak, përfshirë pastrimin e rregullt dhe dezinfektimin e sipërfaqeve, pajisjeve dhe elementeve të tjera të mjedisit punues
– Kimikatet për pastrim duhet të zgjidhen dhe përgatiten sipas udhëzimeve në Shtojcën 1 të këtij udhëzuesi
Po ashtu, dokumenti thotë se numri maksimal i lejuari klientëve është një person në 8 metra katrorë dhe pronarët e lokaleve janë të obliguara të publikojnë numrin maksimal të lejuar të personave para hyrjes së lokaleve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
IPKO me pako ditore dhe javore 3G dhe 4G
Nafta, drejt rënies
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit