LAJMI I FUNDIT:

Rregullat që bizneset në Kosovë duhet t’i zbatojnë sipas manualit të Ministrisë së Shëndetësisë

Rregullat që bizneset në Kosovë duhet t’i zbatojnë sipas manualit të Ministrisë së Shëndetësisë
Hapja e disa bizneseve në Kosovë | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar Manualin për Mbrojtje nga Përhapja e virusit COVID-19, i cili përbëhet nga 153 faqe.

Sipas MSH-së, ky udhëzues do të vazhdoj të plotësohet na bazë të gjendjes epidemiologjike, përcjell Telegrafi.

Në këtë manual u vendos edhe për rregullat e lokaleve ndaj klientëve gjatë kohës së pandemisë.

Manuali thotë se numri maksimal i lejuari klientëve është një person në 8 metra katrorë dhe pronarët e lokaleve janë të obliguara të publikojnë numrin maksimal të lejuar të personave para hyrjes së lokaleve.

Rregullat që bizneset duhet t’i zbatojnë nga 22 qershori sipas Manualit për Mbrojtje nga Përhapja e virusit COVID-19 në Kosovë | Burimi: MSH

“Pronarët e lokaleve janë të obliguara të publikojnë numrin maksimal të lejuar të personave para hyrjes së lokaleve. Pronarët e lokaleve janë të detyruar që të zbatojnë masat e parandalimit dhe luftimit të përhapjes së infeksionit sipas këtij udhëzuesi”, thuhet në këtë manual.

Manualin e plotë të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë mund ta lexoni KËTU. /Telegrafi/