Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Hoti pas takimit ka thënë se janë të gatshëm për të rifilluar dialogun me Serbinë, transmeton Telegrafi.
“Jemi të gatshëm për një dialog që përfundimisht mbyllë marrëveshjen dhe çështjet e hapura që kemi me shtetin tonë fqinjë. Për një dialog që çon të njohja reciproke, dhe i hap Kosovës perspektiven euro-integruese sikur çdo vend tjetër. Është marrëveshje e rëndësishme për Kosovën dhe gjithë rajonin”, tha ai para mediave.
Hoti tha se është i kënaqur me mesazhet që Lajçk ka përcjellë sot dhe për interesimin që ai ka treguar për dialogun Kosovë-Serbi.
“Tregova gatishmërinë tonë dhe jemi të gatshëm për t’i hyrë këtij procesi”, pohoi ai.
Hoti në fund të konferencës bëri të ditur se do të takohet edhe një herë me Lajçakun, për të biseduar për çështjet teknike rreth dialogut.
Ndërkaq, Miroslav Lajçk tha se takimi me Hotin ishte shumë produktiv dhe se Bashkimi Evropain është i gatshëm dhe ka vullnetin të ndihmojë për të ardhmen e Kosovës.
“Ky dialog i lehtësuar nga BE është duke hyrë në vitin e 10 dhe mbështetet me rezolutën e Kombeve të Bashkuara dhe tashmë ka sjellë rezultate reale dhe pa dialog të lehtësuar nga BE-ja kjo nuk do të ishte e mundur. Rruga e Kosovës në Bashkimin Evropian shkon përmes lehtësimit të marrëdhënieve me Serbinë. Bashkimi Evropian është i gatshëm dhe ka vullnetin të ndihmojë për të ardhmen e Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City