Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas konfirmimit të rasteve të reja me coronvirus në kryeqytet.
Ahmeti ka thënë se shumica e rasteve janë raste kontakti, transmeton Telegrafi.
“Sapo e kemi marr informatën nga IKSHP sot për 129 raste të reja në Kosovë e 45 në Prishtinë. Këto janë shifra alarmante. Para se të vendosni se cili ministër ka faj, ju kisha lut të mendoni mirë për veten dhe familjet e juaja. Shumica e rasteve janë raste të kontaktit, pra vajtje ardhje me njerëz me virus. Disa janë pa simptome dhe mendojnë se nuk ka lidhje që dalin. Disa mendojnë që është konspiracion i shteteve të mëdha. Por e vërteta është se virusi është në mesin tonë. Natyrisht, nuk e kemi besuar se do të mbesim me zero raste, por edhe pakujdesi të plotë nuk kemi menduar”, ka shkruar ai.
I pari i Prishtinës, ka thënë së nëse vazhdohet kështu me rritje të numrit të infektuarve, atëherë IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë mund të marrin vendime më drastike.
“Prandaj ju kisha lut ti respektojmë rregullat, pastrimi i duarve shpesh, distanca, dhe në mungesë distance maska. Ende po i presim detajet nga IKSHP por është e qartë që tashmë gjurmimi është më i vështirë dhe lufta me sëmundjen bazohet në vullnetin e secilit prej neve”, ka pohuar ai.
Ahmeti ka shtuar se “lajm më pozitiv është fakti se numri i pacientëve me komplikime nuk është shtuar sikurse numri i të infektuarve dhe nuk kemi fatalitete shtesë por kjo nuk do të mbahet kështu në qoftë se rriten numrat e të infektuarve”.
“Ne si komuna, do të zbatojmë vendimet e qeverisë sipas rekomandimeve të IkSHP por tani mendojmë se është koha për decentralizim të testimeve në komuna dhe shtim të testeve për virus dhe testimeve serologjike. Ajo do të jetë mënyra e vetme për të kuptuar rrjedhën e virusit. Siç po thonë edhe ekspertët, do të duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me virusin deri në vaksinën por nuk duhet të lejojmë humbje të kontrollit.. Me respekt e distance me njëri tjetrin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj