LAJMI I FUNDIT:

Labinot Tahiri reagon i revoltuar: Kjo është një gënjeshtër, le të më dërgojnë në burg mua dhe gjithë estradën

Labinot Tahiri reagon i revoltuar: Kjo është një gënjeshtër, le të më dërgojnë në burg mua dhe gjithë estradën
Labinot Tahiri (Foto: Telegrafi)

Këngëtari i njohur i zhanrit popullor, Labinot Tahiri, ka qenë iniciatori i organizimit të protestës që është mbajtur para Qeverisë së Kosovës.

Në këtë marsh janë shfaqur artistë të ndryshëm të estradës shqiptare, të cilët shprehën pakënaqësitë e tyre.


Ndërkaq, Labinot Tahiri gjatë fjalimit që mbajti e ka cilësuar pandeminë coronavirus si gënjeshtër.

(Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Kjo është gënjeshtër, mua le të më dërgojnë në burg, edhe ty edhe të gjithë estradën, por kjo është gënjeshtër. Kjo bëhet vetëm për të diskriminuar, kinse të na ulin modestinë dhe krenarinë që na i ka dhënë Zoti”.

Afrim Muçiqi në protestë para Qeverisë: Një dëm i madh i është bërë estradës
Lexo po ashtu Afrim Muçiqi në protestë para Qeverisë: Një dëm i madh i është bërë estradës

Gjatë fjalimit të tij, ai përmendi edhe legjendën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, për të cilën sipas tij shteti nuk ka bërë asgjë.

(Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Asgjë, asnjë Qeveri as Shteti nuk ka bërë asgjë për ne, asnjëherë, as për Nexhmije Pagarushën para se të vdiste. Këtu ku jemi ne do të duhej të ishte busti ose një shenjë për yllin tonë shqiptar, Nexhmije Pagarushën, por kur vdiq ia nisën lot krokodili”, është shprehur ai.

Labi ndër të tjera shtoi se artistët të cilët protestuan gjatë ditës së sotme (e hënë) janë po të njëjtit që kanë kënduar në fushatat politike e përvjetori pa marrë ndonjë shumë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Kalo në kategori