Pakoja Emergjente Fiskale në vlerë prej rreth 180 milionë euro e cila kishte për qëllim të zbus problemet ekonomike dhe sociale ende nuk ka arritur të shpërndahet te bizneset dhe punëtorët.
Kjo pako ishte miratuar në muajin mars nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti për nevoja emergjente të qytetareve dhe bizneseve.
Disa nga masat kishin filluar të zbatohen, por tani pas ardhjes së Qeverisë të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, pakoja thuhet se nuk mund të zbatohet pasi që nuk ka mjete financiare.
Zëdhënësi i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Muharrem Shahini, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë në proces të rishikimit të buxhetit dhe se me buxhetin e rishikuar do të sigurohen fondet.
“Me buxhetin e rishikuar, i cili pritet të shkojë së shpejti për aprovim në Qeveri dhe pastaj në Kuvend, do të sigurohen fonde të mjaftueshme për implementimin e plotë të pakos fiskale emergjente”, tha Shahini.
Arsyeja e vonesave të shkaktuara deri më tani rreth Pakos fiskale emergjente, thotë Shahini, rrjedh prej faktit se disa nga masat e zotuara nuk kanë qenë të përfshira brenda linjave të buxhetit.
Po ashtu, ai shton se ka pasur edhe gabime në plotësimin e aplikacioneve të bëra nga aplikantët dhe kjo ka rritur volumin e punës së Komisionit për Shqyrtimin e Aplikimeve.
“Në buxhetin e rishikuar, përveç financimit të Pakos emergjente fiskale, do të përfshihet edhe financimi i programit për rimëkëmbje ekonomike i cili synon të rris ndjeshëm financimin e aktivitetit ekonomik në vendin tonë. Presim që buxheti i rishikuar të procedohet në Kuvend brenda disa ditësh”, thotë Shahini.
Për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe kategorive tjera të shoqërisë të prekura pas përhapjes së Coronavirusit, Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, pati miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.6 milionë eurosh.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës më 11 qershor, ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se nga 180 milionë euro të pakos emergjente janë shpenzuar vetëm rreth 60 milionë euro, pasi që nuk ka mjete financiare pa u bërë ndryshimet ligjore dhe rishikimi i buxhetit.
Përfaqësues të bizneseve thonë se kanë pasur ankesa të shumta që kanë ardhur nga afaristët sa i përket kompensimeve që është dashur të ju bëhen bizneseve nga pakoja emergjente për pagat e punëtorëve dhe qiranë.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha për Radion Evropa e Lirë se bizneset nuk kanë marrë ndihmën e premtuar nga Pakoja Emergjente Fiskale.
Ai thotë se nuk e dinë nëse bëhet fjale për një planifkim jo të mirëfilltë, por shton se është inkurajuese që tani qeveria e re ka thënë se do të merr për obligim të zbatojë të gjitha masat e përfshira në pakon fiskale.
“Gjatë ditëve të kaluara kemi pasur një numër të madh të ankesave të bizneseve sa i përket marrjes së kompensimit edhe për paga edhe qiranë. Masa që kishte të bënte me mbulimin e 50 për qind të shpenzimeve të qirave e nuk ishte zbatuar asnjëherë nga ana e qeverisë së kaluar”, thotë Zeka.
Ai thotë se duhet të kuptojnë të gjithë dhe të fillojnë zbatimin e masave të pakos emergjente pasi që janë të domosdoshme për mbijetesën e shumë bizneseve në Kosovë.
Derisa, pakoja e parë emergjente fiskale ende nuk është zbatuar në tërësi, qeveria e Kosovës thotë të jetë në proces për pakon e dytë fiskale e cila në fokus do të ketë rimëkëmbjen ekonomike. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A