LAJMI I FUNDIT:

Bizneset kërkojnë që sa më herët t’ju ndahen mjetet e mbetura të Pakos Emergjente

Bizneset kërkojnë që sa më herët t’ju ndahen mjetet e mbetura të Pakos Emergjente

Qeveria e kaluar e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti kishte miratuar Pakon Emergjente Fiskale, ku ishte paraparë që të ndihmohen individët dhe bizneset që kanë hasur vështirësi si pasojë e rënies së veprimtarisë së tyre për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik nga përhapja e pandemisë COVID-19 në vend.

Sipas Ministrisë së Financave, më shumë se dy muaj që nga miratimi i kësaj pakoje, vlera e paguar nga totali prej 179.65 milionë euro, janë ndarë vetëm 65.6 milionë euro.


“Deri tani, janë realizuar pagesa për mbi 440 mije përfitues në vlerë prej afër 65.6 milionë euro. Pagesat do të realizohen në vazhdimësi ashtu siç vijnë nga ministritë e linjave përgjegjëse për zbatimin e Pakos Emergjente”, ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini.

Deri tani nga Pakoja Emergjente janë paguar 65.6 milionë euro, bizneset kërkojnë të ndahet edhe pjesa e dytë e mjeteve të zotuara
Lexo po ashtu Deri tani nga Pakoja Emergjente janë paguar 65.6 milionë euro, bizneset kërkojnë të ndahet edhe pjesa e dytë e mjeteve të zotuara

Lidhur me këtë, komuniteti i bizneset në vazhdimësi është duke kërkuar që t’ju ndahet pjesa e dytë e mjeteve të zotuara në këtë pako.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi për Telegrafin ka thënë se, vazhdimisht është kërkuar nga qeveria që të ndahet pjesa e dytë që ishte zotuar në këtë pako.

“Dje në takim me kryeministrin Avdullah Hoti, kemi kërkuar që sa më herët të shpërndahet pjesa e dytë e mjeteve të zotuara në pako. Edhe pas dy muaj të miratimit, mos shpërndarja e pjesës së mbetur po sjell vështirësi në punët e biznesit. Presim që shumë shpejtë pas rishikimit të buxhetit, mjetet e mbetura të barten”, tha Rukiqi.

Vlera totale financiare e Pakos Emergjente Fiskale është 179.65 milionë euro. /Telegrafi/