LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët senegalezë falsifikojnë dokumente për të ardhur në klubet tona, FFK reagon dhe fton ambasadat për konsultim

Futbollistët senegalezë falsifikojnë dokumente për të ardhur në klubet tona, FFK reagon dhe fton ambasadat për konsultim

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) sqaron opinionin se ditët e fundit në ambasadën e Kosovës në Senegal janë paraqitur disa shkresa të falsifikuara në emër të KF ‘Drenica’ dhe Federatës së Futbollit të Kosovës për kinse ftesë të futbollistëve afrikanë (senegalez dhe ganez) për të luajtur në Kosovë.

FFK është informuar për këto shkresa të falsifikuara nga ambasadori i Kosovës për Senegal dhe shtetet e tjera afrikane, Ramadan Gashi, andaj kërkon nga organet e hetuesisë që të zbardhin këtë rast.

Shtëpia e futbollit e Kosovës gjithashtu fton edhe ambasadat tona në vendet e tjera që për çdo shkresë të tillë të mundshme ta informojnë menjëherë FFK-në dhe ta konfirmojnë vërtetësinë e tyre në administratën e FFK-së.


FFK shpreson se organet e hetuesisë në bashkëpunim me institucionet e vendeve nga ku paraqiten këto raste t’i gjejnë mashtruesit e tillë, në mënyrë që të mos abuzohet me emrin e klubeve kosovare dhe të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë

"Shkova me aeroplan te Barcelona pa e ditur askush", ish-ylli i La Ligas thotë se atij iu ofruan 'para të pista' nga klubi katalunas

La Liga
Stadiumi i pazakontë dhe i ndërtuar me pak para është zgjedhur si më i miri i vitit - lë prapa Satiango Bernabeun

Stadiumi i pazakontë dhe i ndërtuar me pak para është zgjedhur si më i miri i vitit - lë prapa Satiango Bernabeun

Ligat tjera
Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Premier League
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Shtatë persona të akuzuar për vrasjen e Armando Diego Maradonës - gjyqi ka filluar sot dhe kërkohet burgim i gjatë

Shtatë persona të akuzuar për vrasjen e Armando Diego Maradonës - gjyqi ka filluar sot dhe kërkohet burgim i gjatë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori