LAJMI I FUNDIT:

Realizoi gol, Muriqi tregon arsyen pse nuk luajti nga minuta e parë

Realizoi gol, Muriqi tregon arsyen pse nuk luajti nga minuta e parë

Vedat Muriqi ka vazhduar me gola edhe pas rikthimit pas ndërprerjes disa mujore të kampionatit turk shkaku pandemisë globale të Covid-19.

Sulmuesi prizrenas ka realizuar golin e barazimit (’87) nga pika e bardhë për Fenerbahçen në fitoren 2-1 kundër Kayserisporit.


Pas takimit ka folur për mediat shtatgjati, ku ndër të tjerash ka treguar pse nuk ishte në formacionin startues të “kanarinave të verdha”.

“Kemi kaluar një periudhë të vështirë. Pas një kohe të gjatë kemi ardhur te fitorja. Jam i lumtur me triumfin e arritur gjatë ditës së sotme. Është një ndjesi e keq dhe e papërshkrueshme të luan pa praninë e shikuesve”.

“Kam pasur një tërheqje muskulore gjatë stërvitjes dhe mjekët më rekomanduan që mos të paraqitem për shumë minuta në takim. E gjithë kjo për faktin se kemi edhe një ballafaqim shumë të fortë gjatë ditës së martë kundër Trabzonsporit. Besoj se edhe kundër tyre do të marrim rezultat pozitiv”, ka thënë Muriqi.

Reprezentuesi i Kosovës theksojmë se deri më tani la realizuar 14 gola në Superligë dhe dy në Kupën e Turqisë dhe ka asistuar pesë herë në të dyja garat.

Ndryshe, Muriqi pritet që pas përfundimit të kampionatit turk të ndryshoj ambient, ku dy skuadrat më të interesuara për shërbimet e 26-vjeçarit janë Tottenham Hotspurs dhe Lazio. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori