LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Kosova të heq dorë nga mbjellja e grurit, toka jonë e kultivon edhe fistekun

Kelmendi: Kosova të heq dorë nga mbjellja e grurit, toka jonë e kultivon edhe fistekun

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe afaristi i njohur Ramiz Kelmendi, ka folur për sektorin e bujqësisë në Kosovë dhe rendimentin e saj.

Kelmendi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova duhet t’i mbushë rezervat shtetërore me miell e grurë.

“Te depozitohen 100 mijë tonë miell e grurë dhe pastaj të nxirret në treg në vazhdimësi dhe të orientohet tregu”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ai thotë se në tokën e Kosovës duhet të mbillen kultura që kushtojnë shumë më shtrenjtë se gruri e elbi.

“Toka e Kosovës e bënë edhe fistekun. Asnjëherë nuk e ka provuar se nuk kanë pasur guxim. Fisteku në Amerikë kushton 8 euro kilogrami ndërsa një kilogram grurë kushtin 15 cent…Shumë organizata të huaja na kanë thënë: Çka ju nevojitet juve të mbillni grurë. Grurë ka Kanada mjaft. Ju duhet të shfrytëzoni lartësitë mbidetare për produktet e veçanta”.

Kelmendi për reciprocitetin: Shteti serb i ka shitur firmat te ndërkombëtarët, të kemi kujdes kur veprojmë kundër tyre
Lexo po ashtu Kelmendi për reciprocitetin: Shteti serb i ka shitur firmat te ndërkombëtarët, të kemi kujdes kur veprojmë kundër tyre

Kelmendi thotë se në Kosovë ka fermerë që kanë hequr dorë nga mollët dhe në vend të tyre kanë mbjellë arra, boronica lajthia, ftonj, dardha apo qershia.

“Kanë bërë sera të jashtëzakonshme dhe kanë krijuar të ardhura të jashtëzakonshme”, tha ndër të tjera Ramiz Kelmendi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori