LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Kërkova nga kryeministri slloven të dërgojë mjekë, i bëj apel Qeverisë të gjejë ndihmë ndërkombëtare

Mickoski: Kërkova nga kryeministri slloven të dërgojë mjekë, i bëj apel Qeverisë të gjejë ndihmë ndërkombëtare

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në ‘Facebook’ bëri të ditur se ka pasur bisedë telefonike me kryeministrin e Sllovenisë dhe kryetarin e partisë si motër SDS, Janez Jansha, me të cilin kanë biseduar për gjendjen aktuale politike dhe shëndetësore.

Mickoski ka kërkuar ndihmë në luftën kundër Covid-19, duke theksuar se, siç thotë ai, Maqedonia është në vendin e parë për nga numri i të infektuarve dhe të vdekurve në një milion banorë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë drejtim, i është premtuar nga kryeministri slloven se do të dërgohet ekip ekspertësh në luftën kundër Covid-19 me çka do ta njoftojë edhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe.


“Biseduam për përvojat sllovene në menaxhimin e krizës së coronavirusit dhe faktit që Sllovenia ishte shteti i parë slloven që shpalli fitore mbi virusin. Pikërisht për këtë kërkova nga kryeministri Jansha të dërgojë ekip mjekësh dhe ekspertësh nga Sllovenia që do të vinë në Maqedonia do të ndihmojmë me përvojat e tyre dhe dijet në tejkalimin e krizës së coronavirusit. Kryeministri Jansha menjëherë u pajtua të dërgojë ndihmë nëse ka vullnet te autoritetet shëndetësore të Maqedonisë”, tha Mickoski.

Mickoski falënderoi kryeministrin slloven dhe i bëri thirrje qeverisë të shfrytëzojë të gjitha kontaktet dhe të sigurojë ndihmë ndërkombëtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi – çfarë thanë ministrja Haxhiu, familja Rexhepi e eksperti Shala?

Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi – çfarë thanë ministrja Haxhiu, familja Rexhepi e eksperti Shala?

Lajme
Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Lajme

"Bënin jetë luksi”, media britanike: Bosëve të bandave shqiptare u jepej leja e qëndrimit në Britani, martoheshin me gra nga vendet e BE-së

Lajme
Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Lajme
Anija patrulluese shqiptare

Anija patrulluese shqiptare "Oriku" shpëton 28 emigrantë në Detin Egje

Lajme
Kalo në kategori