LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet me mjet të fortë një person në afërsi të lumit Ibër

Sulmohet me mjet të fortë një person në afërsi të lumit Ibër
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit një person është lënduar me një mjet të fort në afërsi të lumit Ibër, pasi ishte sulmuar nga tre persona të panjohur.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dal edhe hetuesit e Sektorit Rajonal në Mitrovicë dhe kanë gjetur 5 fishekë të pa-shkrepur të kalibrit 6mm të cilët janë marr si prova materiale.


“Një rast ka ndodhur mbrëmë rreth orës 00:57, të datës 12.06 2020, ku është pranuar informata se një person është lënduar nga një mjet i fort në afërsi të lumit Iber. Njësitë policore kane dal ne vendngjarje dhe kanë konfirmuar se një person ka lëndime ne koke, ku sipas viktimës është sulmuar nga tre persona te panjohur për te”, thuhet në njoftim

Viktima është dërguar në Spitalin Rajonale Mitrovicë, dhe sipas mjekut, viktima ka plagët nga një mjet i fort dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë”. /Telegrafi/