Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se nesër do të festojnë, por edhe do të protestojnë gjatë shënimit të 15-vjetorit të themelimit të partisë, datë kjo që është paralajmëruar të shënohet në kryeqytet me një tubim të madh, ku pjesëmarrës do të jetë edhe lideri i LVV-së, Albin Kurti.
Nagavci ka thënë se do të festojnë e protestojnë, për të shënuar data me rëndësi e për të kundërshtuar projekte të rrezikshme.
“Ne, protestat i kemi bërë gjithnjë për kauzat që kemi mbështetur, njëjtë do të veprojmë edhe në të ardhmen. Për të ndaluar projektet e dëmshme për vendin do të përdorim të gjitha mjetet politike që kemi në dispozicion, edhe protesta. Me këtë Qeveri jolegjitime, Qeverinë e Presidentit duket se shumë shpejtë protestat do të jenë të pashmangshme. Madje me këtë nxitim të Kryeministrit jolegjitim që të kryej detyrën e tij kundrejt Presidentit, me zellin e tij për të vazhduar dialogun me Serbinë duke dobësuar paraprakisht pozitën e Kosovës me heqjen e reciprocitetit, protestat do të jenë të pashmangshme e të afërta. Në këto raste ne e qytetarët jemi një, s’ka manipulim që mund të ndal rezistencën”, shkruan ndër të tjera Nagavci.
Nagavci shtoi se shumë shpejt edhe protestat do të jenë të pashmangshme.
“Pra mos pyesni pse Lëvizja s’po organizon protesta, vështroni se pse po krijohet situata gjithnjë më shumë e më shpejtë që protestat të jenë të pashmangshme. Mos pyesni se kur do të thërrasim protesta, mundohuni të ushtroni ndikimin tuaj tek Qeveria jolegjitime që të mos ketë arsye për protesta. Nesër VETËVENDOSJA! feston 15 vjetorin, pra nesër festojmë në shesh, paqësisht, masovikisht e duke respektuar masat për ruajtjen e shëndetit. Kemi arsye për të festuar, jemi gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më të fuqishëm”, shkruan Nagavci.
Postimi i plotë:
Festojmë por edhe do të protestojmë, për të shënuar data me rëndësi e për të kundërshtuar projekte me rrezik.
Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekti i vetëm politik, i cili që nga themelimi i saj në vazhdimësi është rritur, në secilat zgjedhje. Gjatë zhvillimin tonë si organizatë, në synimin tonë për të ndaluar projektet e dëmshme për Republikën e Kosovës, shpesh herë kemi ftuar e organizuar protesta. Protestat kanë qenë gjithnjë jo qëllim në vete, por mjet për të realizuar projektet tona politike.
Në vazhdimësi ka pasur të tillë që kanë kritikuar Lëvizjen para protestave, të tillë që janë munduar të ndikojnë në mënyra nga më të ndryshmet për të penguar pjesëmarrjen e qytetarëve në organizimet tona dhe mandej për të minimizuar pjesëmarrjen dhe për të manipuluar në mënyrë qesharake me numrat e pjesëmarrësve.
Realiteti tregon se ashtu si është rritur Lëvizja nga viti në vit deri më tani, përkrahja për LV! po vazhdon të rritet edhe tani. Ashtu si është rritur numri i pjesëmarrësve nga protesta në protestë, ashtu po vazhdon të rritet besimi i qytetarëve në Lëvizjen, ashtu që tani janë qytetarët ata që po presin organizimet tona e jo vetëm që u përgjigjen thirrjeve tona.
Në këtë situatë, paradoksalisht ata që deri dje kritikonin për protesta e mundoheshin të minimizonin realitetin e numrit të pjesëmarrësve në këto protesta, tani po pyesin pse s’po organizon Lëvizja protesta? Por besoj se s’ka dilema për qëllimin e këtyre sjelljeve e deklaratave.
Ne, protestat i kemi bërë gjithnjë për kauzat që kemi mbështetur, njejtë do të veprojmë edhe në të ardhmen. Për të ndaluar projektet e dëmshme për vendin do të përdorim të gjitha mjetet politike që kemi në dispozicion, edhe protesta.
Me këtë Qeveri jolegjitime, Qeverinë e Presidentit duket se shumë shpejtë protestat do të jenë të pashmangshme.
Madje me këtë nxitim të Kryeministrit jolegjitim që të kryej detyrën e tij kundrejt Presidentit, me zellin e tij për të vazhduar dilaogun me Serbinë duke dobësuar paraprakisht pozitën e Kosovës me heqjen e reciprocitetit, protestat do të jenë të pashmangshme e të afërta. Në këto raste ne e qytetarët jemi një, s’ka manipulim që mund të ndal rezistencën.
Pra mos pyesni pse Lëvizja s’po organizon protesta, vështroni se pse po krijohet situata gjithnjë më shumë e më shpejtë që protestat të jenë të pashmangshme.
Mos pyesni se kur do të thrrasim protesta, mundohuni të ushtroni ndikimin tuaj tek Qeveria jolegjitime që të mos ketë arsye për protesta.
Nesër VETËVENDOSJA! feston 15 vjetorin, pra nesër festojmë në shesh, paqësisht, masovikisht e duke respektuar masat për ruajtjen e shëndetit. Kemi arsye për të festuar, jemi gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më të fuqishëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova