Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 59 vota për, 41 kundër dhe 1 abstenim kanë votuar në për ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit, si dhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se pandemia COVID-19 ka ndikuar negativisht në ekonominë e vendit.
Sipas saj, nëse kjo situatë vazhdon, mund të ketë pasoja edhe në muajt e ardhshëm.
“Situata e pandemisë COVID-19 ka ndikuar negativisht dhe pritet që edhe në muajt në vijim kjo gjendje e rëndë të vazhdojë. Rritja që ishte menduar të jetë plus 4 për qind, tani kjo mund të jetë deri në minus 5 për qind”, tha Bajrami, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, tri grupet parlamentare të partive në pushtet i kanë dhënë mbështetje propozim-vendimit të ekzekutivit për ndryshim dhe tejkalim të deficitit buxhetor.
LDK-ja, AAK-ja dhe Nisma kërkuan që ky propozim të merr përkrahje nga deputetët në mënyrë që të zbatohet Pakoja Emergjente.
Mirëpo, kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Hekuran Murati tha se kjo kërkesë nuk është e arsyetuar, duke ftuar që të mos votohet ky propozim.
“Komisioni për Buxhet dhe Transfere e shqyrtuar kërkesën dhe i rekomandon Kuvendit të mos e votoj këtë. Kërkesa nuk është e arsyetuar, duke pasur se të hyrat janë vetëm 85 milionë euro. Komisioni ka votuar që mos të votohet kjo kërkesë. Kërkesa ka ardhur e paspecifikuar e tejkalon vlerën prej 250 milionë euro”, tha ai.
Edhe, Partia Demokratike kishte bërë të ditur se nuk do të përkrahë propozim vendimin e Qeverisë Hoti për ndryshim dhe tejkalimin e deficitit buxhetor.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza duke arsyetuar mos përkrahjen e këtij vendimi tha se nuk do të bëhen pjesë e shkeljeve ligjore. Ai po ashtu tha se ka paqartësi se për çka do të përdoret rritja e deficitit prej 4.2 për qind në buxhet.
Kuvendi i Kosovës në seancën e rregullt po diskuton për ratifikimin e disa marrëveshjeve financiare ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe