LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Rritja e deficitit i jep mundësi vendit të bëjë planifikime në buxhet

Bajrami: Rritja e deficitit i jep mundësi vendit të bëjë planifikime në buxhet
Foto: Arkiv

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës ka thënë se pandemia COVID-19 ka ndikuar negativisht në ekonominë e vendit.

Sipas saj, nëse kjo situatë vazhdon, mund të ketë pasoja edhe në muajt e ardhshëm.


“Situata e pandemisë COVID-19 ka ndikuar negativisht dhe pritet që edhe në muajt në vijim kjo gjendje e rëndë të vazhdojë. Rritja që ishte menduar të jetë plus 4 për qind, tani kjo mund të jetë deri në minus 5 për qind.

“Deri në fund të muajit maj të hyrat buxhetore kanë qenë për rreth 128 milionë euro më pak apo më një rënie vjetore më pak se 14.5 për qind. Sipas projeksioneve të MF-së, të hyrat deri në fund të vitit të hyrat të nënpërformojnë pritet të janë 230 milionë euro në raport me buxhetin e vitit 2020. Të hyrat tatimore pritet të ndikohen më shumë, me një rënie prej 13 për qind krahasuar me vitin 2020. I vetmi zë buxhetor që do të ketë rritje janë grantet të cilat kanë qenë 11 milionë euro duke u rritur në 34 milionë euro”, tha Bajrami, përcjell Telegrafi.

Ai ka kërkuar nga deputetët ta votojnë këtë marrëveshje.

Mirëpo, kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Hekuran Murati tha se kjo kërkesë nuk është e arsyetuar, duke ftuar që të mos votohet ky propozim.

“Komisioni për Buxhet dhe Transfere e shqyrtuar kërkesën dhe i rekomandon Kuvendit të mos e votoj këtë. Kërkesa nuk është e arsyetuar, duke pasur se të hyrat janë vetëm 85 milionë euro. Komisioni ka votuar që mos të votohet kjo kërkesë. Kërkesa ka ardhur e paspecifikuar e tejkalon vlerën prej 250 milionë euro”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës në seancën e rregullt po diskuton për ratifikimin e disa marrëveshjeve financiare ndërkombëtare. /Telegrafi/