LAJMI I FUNDIT:

​Grupet parlamentare të partive në pushtet mbështesin propozimin për ndryshim të deficitit buxhetor

​Grupet parlamentare të partive në pushtet mbështesin propozimin për ndryshim të deficitit buxhetor

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tri grupet parlamentare të partive në pushtet i kanë dhënë mbështetje propozim-vendimit të ekzekutivit për ndryshim dhe tejkalim të deficitit buxhetor.

LDK-ja, AAK-ja dhe Nisma kërkuan ky propozim të merr përkrahje nga deputetët në mënyrë që të implementohet pakoja emergjente fiskale.


Deputeti i LDK-së, Shkëlzen Hajdini dha arsyet pse duhet votohet ky tejkalim i deficitit buxhetor.

“Në emër të grupit parlamentar i japim mbështetje të plotë propozimi-vendimit të qeverisë për tejkalim të rregullës fiskale për deficitin buxhetor në përqindje prej 6.5 për qind. E uljen e bilancit bankar të përdorshëm në 2 për qind. Kjo në mënyrë t’i mundësohet t’i ofrojë ekonomisë rimëkëmbje, sektorit privat një mbështetje. Jemi dëshmitar të një ndikimi të madh në ekonomi, një ndikim negativ të pandemisë COVID-19 në sektorin privat”, tha ai.

Bajrami: Rritja e deficitit i jep mundësi vendit të bëjë planifikime në buxhet
Lexo po ashtu Bajrami: Rritja e deficitit i jep mundësi vendit të bëjë planifikime në buxhet

Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi adresoi kritika ndaj deputetëve të LVV-së se pse të njëjtin projekt kur ishte Albin Kurti i jepnin përkrahje, ndërsa tash po e stopojnë.

“Nuk i kuptoj deputetët e LVV-së që një projekt që e kanë shtyrë vetë këta, e në momentin kur qeveria aktuale ka marrë përsipër për të implementuar të njëjtën nuk e përkrahin”, u shpreh ai.

E deputeti i Nismës, Endrit Shala tregoi arsyet pse duhet votuar ky propozim-vendim.

Abrashi: LVV tash nuk po e përkrah zbatimin për pagat 170 euro të propozuar nga Kurti
Lexo po ashtu Abrashi: LVV tash nuk po e përkrah zbatimin për pagat 170 euro të propozuar nga Kurti

“Me qëllim që ne si deputetë t’i mundësojmë qeverisë implementimin e pakos emergjente. Implementimin për përkrahje ekonomike të situatës së krijuar. Pastaj që qeveria e re të fillojë me procedurat e rishikimit të Ligjit për Buxhetit ne si grup parlamentar i japim përkrahje këtij vendimi të qeverisë”, tha ai.

Qeveria Hoti në mbledhjen e javës së kaluar i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës të votojë për ndryshim dhe tejkalim të deficitit buxhetor. /KP/