LAJMI I FUNDIT:

Aksident mes një veturë e një motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person

Aksident mes një veturë e një motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar sot si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në “Rrugën B”, në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

“Sot rreth orës 08:00 ne rrugën ‘B’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, konfirmoi ajo.


Ahmeti pohoi se me rastin po merret njësi i trafikut./Telegrafi/