Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë sot se vetëm partia që ai drejton mund ta bëj rimëkëmbjen kombëtare për shqiptarët.
Në 142-vjetorin e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Veseli ka zhvendosur lidershipin e partisë në Prizren, ndërsa theksoi se orientimi i tyre euroatlantik është i pakompromis.
“Më 6 tetor të vitit të kaluar ka ndodhur një mashtrim i madh politik, që ka vënë në rrezik shqiptarët. Qasja majtiste ekstreme dhe ideologjia anti-amerikane kanë tronditur orientimin tonë kombëtar. Ndërsa, fryma e urrejtjes dhe e përçarjes brenda, dobësoi shtetin tonë dhe i hapi orekse pretendimeve antishqiptare. Ne nuk kemi njerëz për të humbur. Nuk kemi toka për të dhënë. Dhe, nuk lejojmë askënd të cenojë vlerat tona, lirinë, shtetin dhe kombin tonë”, tha Veseli.
Ai në takim me Kryesinë qendrore të PDK në Prizren theksoi po e fillon ngadalë edhe prezantimin para qytetarëve të Kosovës të platformës së rimëkëmbjes kombëtare.
“Platformë e ideologjisë djathtiste, që mbron vlerat tradicionale, ruan miqësitë dhe zhvillon lirinë”, deklaroi Veseli.
Ai tha se në qeverisjen e kaluar PDK ka lidhur Prizrenin me Tiranën përmes autostradës së Kombit, ndërsa u zotua se në mandatin e ardhshëm do ta lidhë Prizrenin me Tetovën.
“…Më pak burokraci në vendimmarrje, më pak procedura dhe më pak tatime. Më shumë përkrahje prodhimit, eksportit dhe punësimit. Ky do të jetë angazhimi im dhe i PDK-së. Mposhtja e së keqes është domosdoshmëri. Korrupsioni, abuzimi, mashtrimi duhet të ndalen dhe do t’i ndalim. E kam filluar nga brenda dhe do ta çrrënjos deri në fund në tërë Kosovën. Procesi i Vetingut për ndjekur e dënuar çdo të korruptuar dhe uzurpator të pronave publike, nuk është akt deklarativ, siç ka menduar qeverisja e mashtrimit. Duhet dhe do të jetë platformë e përgjithshme që do ta luftojë krimin’, tha ai.
Veseli theksoi se do të angazhohen që Ushtria e Kosovës, si pasardhëse e drejtpërdrejtë e UÇK-së, të rritet, profesionalizohet dhe bëhet pjesë e NATO-së.
“Qeveria Hoti e ka të trashëguar virusin e mashtrimit të Qeverisë Kurti. Këtë pandemi politike do ta ndalë vetëm PDK. Ne do të jemi opozitë për t’i hapur një derë të re një epoke të madhe të shqiptarëve. Njerëz të rinj dhe ide të reja – do të jenë themel i projektit tim të ri me PDK-në për Kosovën”, tha ai.
Kreu i PDK-së tha se së shpejti do të iniciojnë në Kuvendin e Kosovës nismën ligjore për procesin e ndëshkimit të krimeve të komunizmit në Kosovë.
“Ne jemi vendi i vetëm në Evropë që nuk e kemi përmbyllur këtë proces. E kemi obligim moral e shtetëror t’i njohim sakrificat e atyre që u ndoqën dhe u vranë nga regjimi komunist jugosllav. PDK do të angazhohet për drejtësi për mijëra viktima të pafajshme”, tha ai.
“Sot vizitova edhe ish ndërtesën e burgut në Prizren, të ngritur në vitin 1945, ku vuajtën e vdiqën qindra nacionalistë sikurse Halim Spahia, Marije Shllaku, At Bernard Llupi, e shumë shqiptarë të tjerë. Asnjëherë nuk guxojmë të harrojmë vuajtjet tona për liri, duhet shënuar e respektuar me dinjitet nga qytetarët dhe shteti. Ky burg tani e tutje do të shndërrohet në muzeun e kujtesës të krimeve të komunizmit”, u shpre ndër të tjera kreu i PDK-së
Ai foli edhe për lidhjen me Shqipërinë.
“Me Shqipërinë kurrë nuk do të mbyllen më kufijtë. Me shtetin që përfaqëson gjysmën e kombit tonë, ne do të lëvizim me një agjendë të përbashkët mbarë-shqiptare të heqjes së barrierave ekonomike, tregtare dhe do lëvizim me projekte të përbashkëta afrimi, e jo ndarje e bllokimi. Duhet unifikimi i taksave dhe politikave doganore, po ashtu qëndrime strategjike unike. Na duhet bashkim forcash e idesh për ta çuar përpara agjendën integruese ndër-shqiptare dhe atë evropiane”, tha Veseli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Mëngjesi me ngrica - pasdite diell dhe vranësira
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj