LAJMI I FUNDIT:

Miriam Cani zgjedh fjalët më të ëmbla për djalin e saj

Miriam Cani zgjedh fjalët më të ëmbla për djalin e saj
Miriam Cani (Foto: Instagram/miriamcani)

Këngëtarja Miriam Cani vazhdon të sjellë imazhe të ndryshme me familjen e saj.

Kështu të paktën duket përmes postimeve në rrjete sociale, ku përpos projekteve, ajo tregon përmes imazheve përditshmërinë e saj.


Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka ndarë një fotografi me djalin e quajtur Duamë, ku shihen nën një pemë.

“Sot dhe asnjëherë nuk do të jesh vetëm/ Unë do të jem aty me ty gjithë jetën”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Miriami së bashku me bashkëshortin e saj, Alban Skenderaj, janë prindër të dy fëmijëve, Ameli dhe Duamë. /Telegrafi/