LAJMI I FUNDIT:

Gara: ​Rreth 700 mijë udhëtarë më pak në ANP ‘Adem Jashari’, kompanitë të gatshme të rinisin fluturimet

Gara: ​Rreth 700 mijë udhëtarë më pak në ANP ‘Adem Jashari’, kompanitë të gatshme të rinisin fluturimet

Ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të lejohen fluturimet në ardhje dhe në largim nga aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”. Derisa kompanitë ajrore janë të gatshme të rinisin fluturimet, janë rreth 700 mijë udhëtarë që nga marsi e deri në qershor që nuk kanë mundur të udhëtojnë për shkak të pandemisë COVID-19.

Zëdhënësja e këtij aeroporti, Valentina Gara, tha se ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të lejohen fluturimet, por që tha se beson se shumë shpejt do të merret një vendim i tillë.

Ajo deklaroi se qysh nga 15 qershori kanë fluturime të konfirmuara nga kompanitë ajrore, për çka ajo tha se me lejimin e udhëtarëve në arritje do t’iu kthehen fluturimeve të rregullta dhe do t’i plotësojnë të gjitha kërkesat.


“Me lejimin e fluturimeve në arritje besojmë se do të jemi 100 përqind operativ. Së shpejti besojmë që qeveria e Kosovës do të marrë një vendim që nuk do të vonoj më shumë hapjen e fluturimeve edhe në arritje. Kështu që, shumë shpejt besojmë se do të hapet ANP”, tha ajo.

Gara bëri të ditur se nga 8 marsi e deri më datën 14 qershor kanë qenë të planifikuara rreth 700 mijë udhëtarë të kalojnë nëpërmjet ANP-së, por që për shkak të pandemisë nuk janë realizuar.

Abrashi: Kosova rihap aeroportin brenda dhjetë ditësh
Lexo po ashtu Abrashi: Kosova rihap aeroportin brenda dhjetë ditësh

“Deri më tani kemi pasur një ndikim në numër të udhëtarëve ku rreth 700 mijë udhëtarë ju është pamundësuar që të procesojnë apo të kryejnë fluturimet e tyre, gjë që ka ndikuar po ashtu në numrin e fluturimeve jo vetëm të udhëtarëve. Kemi mjaftë kompani ajrore të cilat janë të interesuara apo kanë shprehur interesimin e tyre për të operuar që nga data 15, mirëpo të gjitha këto fluturime si dhe kompani të tjera të cilat kanë shprehur interesim që të fillojnë nga muaji korrik. Në rast se do të kemi një vendim të shpejtë për hapjen e fluturimeve edhe në arritje me udhëtarët atëherë edhe këto kompani ajrore do të fillojnë fluturimet”, tha ajo.

Si aeroport, Gara tha se i kanë marrë të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, ku ndër masat është se udhëtarët nuk do të lejohen pa maska të hyjnë në terminalin e aeroportit.

“Në bazë të rregullave të agjencionit të sigurisë së Aviacionit kemi dhënë po ashtu masa për aeroport, këto masa janë që vetëm udhëtarët të cilët udhëtojnë do të lejohen të hyjnë në terminalin e aeroportit apo në hapësirat e terminalit të aeroportit. Secili udhëtar në nisje në qasje në aeroport apo në hapësirat e aeroportit do t’i matet temperatura dhe në rast të temperaturës së lartë do të njoftohet IKSHPK. Udhëtarët do të mbajnë distancën e rekomanduar nga OBSH 1.5 meter, ku ne kemi vendosur të gjitha shenjat në terminalin. Udhëtarët nuk do të lejohen pa maska të hyjnë në terminalin e aeroportit, në hyrje të terminalit kemi vënë pajisjet ku udhëtarët do të kalojnë përmes tyre që bëhet dezinfektimi i rrobave të tyre, edhe bagazhet e tyre do të dezinfektohen. Nuk do të kemi shoqërues që lejohen brenda, ata që përcjellin ose presin dikë duhet të presin jashtë ndërtesës”, tha ajo.

Sa i përket ndikimeve financiare, ajo tha se secila industri ka pasur ndikime financiare, mirëpo ajo tha se i siguron të gjithë qytetarët se janë një biznes i sigurt dhe i qëndrueshëm. Ajo bëri të ditur se edhe numri i punëtorëve do të mbetet i njëjtë, derisa deklaroi se të gjithë punëtorët kanë marrë pagën e plotë.

Si masë parandaluese për përhapjen e virusit COVID-19, qeveria e Kosovës kishte ndaluar fluturimet qysh në muajin mars. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika

A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika

Ekonomi
“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës

“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës

Ekonomi
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!

Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!

Ekonomi
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank

SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank

Botë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori