LAJMI I FUNDIT:

I vërtetë apo i rremë? Publikohen pamjet e para ku shihet emri i Liverpoolit në trofeun e Ligës Premier

I vërtetë apo i rremë? Publikohen pamjet e para ku shihet emri i Liverpoolit në trofeun e Ligës Premier

Kanë filluar të publikohen pamjet e para ku shihet emri i Liverpoolit në trofeun e Ligës Premier.

Liga angleze është aktualisht e suspenduar që nga mesi i muajit mars shkaku i coronavirusit, mirëpo është afër rikthimit.

Më 17 qershor do të rikthehen ndeshjet në Ligën Premier, ndërsa kanë mbetur nëntë xhiro për t’u zhvilluar, në total 92 ndeshje.


The Reds janë vetëm dy fitore larg për të rrëmbyer titullin e ligës, gjersa qëndrojnë 25 pikë diferencë me vendin e dytë Manchester Cityn.

Skuadra që udhëhiqet nga Jurgen Klopp po kalon nëpër një formë të mrekullueshme në dy edicionet e fundit dhe mund të thuhet se e meritojnë të shpallen kampion.

(Foto: Nigel Roddis/Getty Images/Guliver)

Kujtojmë se trofeu i Ligës Premier ka më shumë se 30 vitesh që nuk ka zbarkuar në Anfield Road dhe tani Liverpooli është më afër se kurrë që të marrë atë në duar.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon trofeun e ligës angleze me emrin e Liverpoolit të gdhendur, mirëpo pamjet nuk dihet se a janë të vërteta apo të rreme. /Telegrafi/