Prokurori i Shtetit, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 42 aktakuza kundër 51 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë 11 persona, si dhe janë bërë 4 kërkesa për caktimin e paraburgimit 4 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, transmeton Telegrafi.
Prokurori i Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të mjeteve të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprës penale. Dy automjete të markës VW-Golf dhe dy çelësa të veturave.
Njoftimet e ndara sipas raportit të Prokurorit të Shtetit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar”. Prokurori i shtetit ka marr aktvendim që i dyshuari të dërgohen në ndalim 48 orësh. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave të pandehur për veprën penale “Dhuna në Familje”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Pejës gjatë ditës së djeshme ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e dy (2) automjeteve të tipit “V Ë-Golf” dhe çelësat e veturave, për shkak të dyshimit se të njëjtat janë përdorur për kryerjen e veprës penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër nëntë (9) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Vjedhja”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”.
3. Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar për shkak dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.
4. Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar”. Prokurori i shtetit ka marr aktvendim që i dyshuari të dërgohen në ndalim 48 orësh.
Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore e Pejës gjatë ditës së djeshme ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të mjeteve të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprës penale.
Një automjet –i markës V Ë-Golf dhe çelësi i veturës.
Një automjet i markës V Ë-Golf dhe çelësi i veturës.
Aktakuzat:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, për veprën penale ‘’Sulmi’’ dhe një (1) person për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër nëntë (9) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lajmërimi apo kallëzimi i rremë’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’’.
6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” nga neni 321 të KPRK-së. Një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunë në familje” nga neni 248 të KPRK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, në bashkëkryerje”, nga neni 410 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPPK-së.
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprat penale “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 372 paragrafi 1 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi” nga neni 182 paragrafi 1 të KPPK-së.
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.
7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Tregtia e ndaluar“;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikim dokumenti“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë “.
8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj