LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Më 12 qershor do të festojmë ndryshimin

Abazi: Më 12 qershor do të festojmë ndryshimin

Ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë Kurti, Haki Abazi, ka vazhduar akuzat ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka përmendur heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë nga Qeveria Hoti, e të cilën e kishte vendosur Vetëvendosje sa ishte duke udhëhequr me qeverinë.

Abazi thotë se qeverisja Hoti duke ofenduar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kreun e saj Albin Kurti, po mundohet të mbulojë turpin e shembjes së rendit demokratik e kushtetues, duke u bërë pjesë e qeverisë Thaçit dhe duke siguruar përfitimet financiare të tyre në kurriz të fukarenjve.


Postimi i plotë i Abazit:

“Përderisa qeveria ilegale Thaçi ka hyrë me Listën Serbe në koalicion të nënshkruar dhe Serbia do të votojë kriminelët Sheshelin dhe Kapetan Draganin në parlamentin e Serbisë, këtu hiqet reciprociteti, flasin për ndarjen e marrëveshje, e këtu derdhin vrer mbi LVV, Kurtin e Osmanin, dhe të gjithë të përzgjedhurit legjitim të 6 tetorit.

Pa historinë nuk e kuptojmë të tanishmen dhe as nuk mund ta ndërtojmë të ardhmen. Por Kosova ka LVV dhe ka popullin që do ta mbajë dhe do ta shpëtojë nga këta të mjerë që paturpshëm paguhen nga taksat e qytetarëve, ndërsa flasin me servilitet dhe nënshtrim duke fyer dinjitetin e çdo votuesi.

Me urrejtje e propagandë duan të mbulojnë turpin e shembjes së rendit demokratik e kushtetues duke u bërë pjesë e qeverisë Thaçit dhe duke siguruar përfitimet financiare të tyre në kurriz të fukarenjve.

Ne jemi shumë, ne jemi me popullin e populli është me Kosovën, ne të gjithë jemi Kosova, dhe askush nuk mund ta ndalë ndryshimin e filluar me 6 tetor, e më 12 qershor do të festojmë ndryshimin!” ka shkruar Abazi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori