Para dy ditësh, Qeveria e re e Kosovës ka larguar masën e reciprocitet ndaj Serbisë, të cilën e kishte vendosur në muajin mars Qeveria Kurti.
Pas mbledhjes të së shtunës që ka pasur Qeveria, kryeministri Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se masa e reciprocitetit është hequr për t’i hapur rrugë dialogut me Serbinë.
E, ky vendim i Qeverisë Hoti, po konsiderohet i pritshëm nga analisti politik, Eugen Cakolli.
Cakolli në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, pohoi se largimi i masës së reciprocitetit do të mundësojë rifillimin e dialogut.
“Në radhë të parë, vendimi për heqjen e reciprocitetit nga ana e Qeverisë ka qenë krejtësisht i pritshëm. Madje, konsideroj që në fakt mospajtimet lidhur me reciprocitetin kishin çuar edhe në prishjen e koalicionit. Në anën tjetër, ky vendim do të mundësojë rifillimin e procesit të dialogut, përkatësisht të fazës përmbyllëse të tij”, deklaroi ai.
Më tej, Cakolli pohoi se reciprocitetit si parim është element i rëndësishëm dhe parakusht i ekzistimit të raporteve mes shteteve, por që me Serbinë, masa të tilla duhet të merren në koordinim me shtetet mike të Kosovës.
“Reciprociteti si parim, është padyshim element tejet i rëndësishëm dhe parakusht i ekzistimit të raporteve mes shteteve. Por, duke marrë parasysh kompleksitetin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ndikimit të tyre në planin ndërkombëtar, masa të tilla duhet të merren në koordinim me shtetet mike të Kosovës, pasi që vetëm kështu mund të sigurohemi që masat nuk do të jenë kundërproduktive dhe nuk do ta vendosin Kosovën në pozitën e palës bllokuese të dialogut”, deklaroi ai.
Cakolli tutje tha se masat e reciprocitetit duhet të zbatohen arsyeshëm në përditshmëri, me të gjitha shtetet, pa pasur nevojë që zbatimi i tyre të jetë si veprim pompoz medial.
Gjithashtu, Cakolli theksoi se çështja e taksës dhe reciprocitetit me Serbinë do të jetë bazamenti i mospajtimeve dhe përplasjeve mes pozitës dhe opozitës gjatë kësaj legjislature.
“Në fund, sa i përket zhvillimeve ditore politike, nëse bazohemi në atë çfarë ka ndodhur përgjatë legjislaturave të kaluara, unë besoj që mospajtimet lidhur me këtë çështje do të jenë bazamenti i mospajtimeve dhe përplasjeve mes pozitës dhe opozitës, veçanërisht mes LDK-së dhe VV-së, për aq kohë sa do të zgjasë ky mandate”, tha ai.
Ndërkaq, heqja e masës së reciprocitetit ka nxitur reagime të shumta nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ndërsa, ish-kryeministri, Albin Kurti, në reagim e tij ka thënë se Qeveria Hoti është e paligjshme dhe është në shërbim të Serbisë.
Ndryshe, heqjen e masës së reciprocitetit e ka mirëpritur i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Lajçak ka thënë se heqja e shpejtë e pengesave për vazhdimin e dialogut, tregon përkushtimin e Kosovës për t’u kthyer në dialog.
Kurse, pas largimit të masës së reciprocitetit ndaj Serbisë, Milenium Challenge Corporation (MCC) ka aktivizuar përsëri programin e saj në Kosovë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin reflektimin e Kosovës në çështjen e taksës dhe heqjen e masave të reciprocitetit ndaj mallrave serbe. MCC është e kënaqur që të rifillojë zbatimin e programit kompakt të propozuar në Kosovë. MCC pret një partneritet të vazhdueshëm, të fortë me popullin e Kosovës dhe qeverinë e tyre ndërsa ne punojmë së bashku për të zvogëluar varfërinë përmes rritjes ekonomike”, thuhej në komunikatën e MCC-së.
MCC kishte bllokuar investimet e saja në Kosovë pas refuzimit të Qeverisë Kurti për të hequr taksën ndaj mallrave serbe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?