LAJMI I FUNDIT:

Demonstrata dhe përleshje me policinë në shtet të ndryshme të Evropës, shkaku i vdekjes nën presion të burrit me ngjyrë George Floyd

Demonstrata dhe përleshje me policinë në shtet të ndryshme të Evropës, shkaku i vdekjes nën presion të burrit me ngjyrë George Floyd

Shkaku i vdekjes nën presion të burrit me ngjyrë George Floyd, në shumë shtete të botës janë zhvilluar demonstrata dhe përleshje me forcat policore.

Për më se një javë, njerëzit i kanë mbushur rrugët dhe qëndruan para ambasadave të Shteteve të Bashkuara – pasi një i arrestuar thërriste se “nuk mund të marr frymë”, derisa një polic ia mbajti gjurin në fyt për afro nëntë minuta, gjatë të hënës së kaluar në Minnesota, transmeton Telegrafi.


Burra dhe gra të maskuara hedhën gurë dhe gjësende të forta në drejtim të forcave policore, ndërsa qëlluan dhe ia vunë zjarrin ndërtesave të ndryshme qeveritare, por shkaktuan dëme edhe në pronat private.

Këto demonstrata janë përhapur edhe në shtete të ndryshme të Evropës, ku banorët e shqetësuar me vdekjen e Floyd, kanë demonstruar kundër dhunës në baza racore.

“Racizmi është një pandemi që zgjatë tërë jetën”, ka qenë një prej sloganeve që është parë gjatë demonstratave që u zhvilluan në Utrecht të Holandës.

Në Paris është shfaqur një grafit në mur, ku shfaqet Donald Trump me një bibël në dorë, derisa gjurin e ka vënë në qafën e një burri me ngjyrë, që duket si Floyd. Qindra njerëz demonstruan edhe në Greqi, ndërsa u treguan të dhunshëm dhe u përleshën me policët në Athinë.

Të shumta kanë qenë demonstrata lidhur me vdekjen e afro amerikanit, i cili nuk ishte i armatosur dhe po qëndronte nën arrest, derisa po i shkaktohej dhuna që i kushtoi me jetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori