LAJMI I FUNDIT:

Ndikimi i mundshëm i Presidentit në votën e deputetit Haxhi Shala, nxitë debate në shoqëri

Ndikimi i mundshëm i Presidentit në votën e deputetit Haxhi Shala, nxitë debate në shoqëri

Për formimin e Qeverisë Hoti, Presidenti Thaçi po kritikohet se i ka tejkaluar kompetencat e tij pasi ky i fundit po mendohet se ka bindur një deputet të votojë qeverinë e re.

Nga shoqëria civile këtë veprim e kanë konsideruar antikushtetues. Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se po shqyrtojnë që rastin ta dërgojnë në Kushtetuese, raporton RTV Dukagjini.

Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Haxhi Shala ka thënë mbrëmë në “Debat Plus” se vizita e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt ishte vendimtare për ta dhënë votën e tij në favor të qeverisë së re, përcjell Telegrafi.


Këto veprime të Presidentit kanë nxitur reagime nga anëtarët e shoqërisë civile, që po e konsiderojnë si antikushtetues ndikimin e Thaçit në këtë drejtim.

Grupi për Studime Politike dhe Juridike bashkë me shtatë organizata tjera jo qeveritare kanë reaguar ndaj siç thonë “rolit antikushtetues të Thaçit në krijimin e qeverisë së re”.

“Dje GPLS në bashkëpunim me shtatë organizata tjera joqeveritare kanë reaguar fuqishëm ndaj tendencës së Presidentit Thaçi për të pasur një rol antikushtetues në formimin e qeverisë së re. Është ende më shqetësuese deklarata e deputetit tashmë të mazhorancës, Haxhi Shala se ai ka ndryshuar votën e tij vetëm pas ndikimit të Presidentit Thaçi”, deklaroi Arbresha Loxha për RTV Dukagjinin.

Nga Lëvizja Vetëvendosje janë duke shqyrtuar mundësinë që këtë çështje ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, por ata për RTV Dukagjinin kanë thënë se për hapat e tjerë do të njoftojnë më kohë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori