LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Dështimet e BDI-së nuk mund të mbulohen me ide populiste

Kasami: Dështimet e BDI-së nuk mund të mbulohen me ide populiste

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se “dështimet e 18 viteve qeverisje nuk mund të mbulohen duke lëshuar ‘një grusht miza’ për kërkesa të cilat janë të definuara me ligj se si formohen qeveritë”.

“Idenë e hedhur nga kryetari i BDI-së për kryeministër shqiptar në këto rrethana kur tashmë kemi të caktuara listat e kandidatëve për deputet si dhe proces zgjedhor të pauzuar, e llogarisim si populiste dhe vetëm për përfitime të pak poenave politike. Hedhja e kësaj ideje në këtë moment më shumë i ngjan arsyetimit se BDI do shkojë në opozitë dhe para votuesve të vet të arsyetohet se ‘ja nuk na dhanë kryeministrin dhe ne duhet të dalim në opozitë'”, thotë Kasami, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ali Ahmeti: Është koha për kryeministrin e parë shqiptar
Lexo po ashtu Ali Ahmeti: Është koha për kryeministrin e parë shqiptar

Kreu i Lëvizjes Besa nuk mohon idenë për kryeministër shqiptar në të ardhmen, por ky nuk duhet të jetë nga radhët e BDI-së.

“Që shqiptarët në të ardhmen edhe mund të kenë kryeministër në Maqedoninë e Veriut kjo nuk diskutohet, por ky me siguri nuk do të jetë nga radhët e BDI-së derisa ata nuk po luftojnë krimin dhe korrupsionin brenda tyre. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut tashmë e një periudhë më të gjatë në shumicë më të madhe turpërohen të identifikohen me politikat dhe politikanët brenda BDI-së të cilët nëpërkëmbën gjithçka shqiptare gjatë 18 viteve qeverisje”, tha Kasami.

Në fund ai se BDI nuk mund t’i mbulojë dështimet vetëm me hedhjen e një ideje për kryeministër shqiptar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori