LAJMI I FUNDIT:

Hoti: E rëndësishme përmbyllja e dialogut me Serbinë, pa ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve

Hoti: E rëndësishme përmbyllja e dialogut me Serbinë, pa ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve

Kryeministri Avdullah Hoti, gjatë prezantimit të programit qeverisës ka thënë se si çështje me rëndësi në këtë mandat qeverisës, e kanë përmbylljen me sukses të dialogut Kosovë-Serbi.

Hoti theksoi se duhet të krijojnë kohezion mes të gjitha forcave politike pozitë dhe opozitë, për të përmbyllur suksesshëm këtë çështje.

“Në programin tonë qeverisë është edhe dialogu me Serbinë. Ku kemi disa orientime të qarta për t’ju qasur këtyre çështjeve, në veçanti tek dialogu me Serbinë, për të krijuar atë kohezionin e nevojshëm mes të gjitha forcave politike, pozitë dhe opozitë, për të përmbyllur me sukses këtë çështje dhe për të filluar përfundimisht konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Hoti.



Ndërkaq, në kuadër të objektivave, Qeveria Hoti ka paraparë marrjen e plotë të përgjegjësive sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

“Objektivat tjera do të jenë forcimi i shtetit, avancimi i demokracisë, luftimi i krimit dhe korrupsionit, zhvillimi ekonomik, marrja e plotë e përgjegjësive si qeveri për të quar përpara dialogun me Serbinë në bashkëpunim me SHBA-të dhe BE-në duke mos lejuar ndryshimin e kufijve dhe shkëmbim të territoreve, avancim i procesit të integrimeve evropiane, zbatimi i plotë i agjendës së reformave evropiane dhe krijimi i një atmosfere bashkëpunimi pozitë-opozitë për çështjet vitale në interes të vendit”, tha ndër të tjera Hoti.

Ndryshe, Hoti tha se objektivat e menjëhershme të kësaj qeverie janë beteja ndaj pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Kalo në kategori