LAJMI I FUNDIT:

Hoti prezanton objektivat e qeverisë: Luftimi i pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike, prioritetet e para

Hoti prezanton objektivat e qeverisë: Luftimi i pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike, prioritetet e para

Qeveria e Kosovës nën drejtimin e kryeministrit Avdullah Hoti ka nisur mbledhjen e saj të dytë. Në këtë mbledhje kryeministri Hoti ka thënë se programi qeverisës që kanë përgatitur i përgjigjet nevojave prioritare që ka shteti i Kosovës, qytetarët dhe ekonomia e vendit.

Hoti ka theksuar se objektivat e menjëhershme të kësaj qeverie janë beteja ndaj pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike, për të kthyer standardin e jetës dhe nivelin e bizneseve ku ka qenë para kësaj pandemie.


Kryeministri ka përmendur edhe objektivat e tjera që synojnë ti arrijnë gjatë mandatit, shkruan Telegrafi.

“Objektivat tjera do të jenë forcimi i shtetit, avancimi i demokracisë, luftimi i krimit dhe korrupsionit, zhvillimi ekonomik, marrja e plotë e përgjegjësive si qeveri për të quar përpara dialogun me Serbinë në bashkëpunim me SHBA-të dhe BE-në duke mos lejuar ndryshimin e kufijve dhe shkëmbim të territoreve, avancim i procesit të integrimeve evropiane, zbatimi i plotë i agjendës së reformave evropiane dhe krijimi i një atmosfere bashkëpunimi pozitë-opozitë për çështjet vitale në interes të vendit”, ka thënë Hoti.

Sa i përket betejës me pandeminë COVID-19, Hoti ka thënë se kanë paraparë marrjen e masave gjatë fazës emergjente për rikthimi gradual në normalitet dhe parandalim të përhapjes së virusit dhe masat afatgjate të cilat përfshijnë krijimin e kapaciteteve për kryerjen e një numri të madh të testeve në tërë vendin, dhe krijimin e një sistemi të inteligjencës për identifikim të shpejtë të rasteve me virus.

Për objektivin e rimëkëmbjes ekonomike, Hoti tha se kanë paraparë ta realizojnë përmes masave afatshkurta dhe afatgjata.

“Në kuadër të këtyre masave hynë lehtësimi i qasjes në financave, zvogëlimi i barrës tatimore, masë për stimulim të kërkesës agregate. Do të ndihmojmë ndërmarrjet për mbulimin e kostove minimale operative”, ka thënë Hoti./ Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori