LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën Infektive po trajtohen 11 pacientë me COVID-19, ndërkaq, dy të shëruar vazhdojnë trajtimin për shkak të sëmundjeve tjera

Në Klinikën Infektive po trajtohen 11 pacientë me COVID-19, ndërkaq, dy të shëruar vazhdojnë trajtimin për shkak të sëmundjeve tjera

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinikë Universitare të Kosovës, po vazhdojnë të qëndrojnë edhe 11 pacientë të infektuar me COVID-19, ndërsa edhe dy pacientë që janë shëruar tashmë nga kjo sëmundje po vazhdojnë trajtimin në këtë klinikë për shkak të sëmundjeve tjera shoqëruese.

Drejtoresha e kësaj klinike, Lindita Berisha ka dhënë detaje për Telegrafin, ku tha se gjendja e njërit prej pacientëve i cili është shëruar nga COVID-19 është e rëndë.

“Në Klinikën infektive janë 11 raste që janë pozitiv me COVID-19. Prej këtyre 11 rasteve, 5 janë me oksigjeno-terapi. 3 raste të tjera janë në pritje të rezultateve. Dy raste të cilat janë negativ, po e vazhdojnë mjekimin. Në mjekimin intensive, janë dy raste, njëra është pozitiv me COVID-19 dhe po trajtohet me oksigjeno-terapi, ndërsa është edhe një rast i cili është shëruar nga COVID-19, por po vazhdon të trajtohet pasi është në gjendje të rëndë për shkak të sëmundjeve tjera”, tha Berisha.


Ndryshe, rastet e para me COVID-19 në Kosovë, u shënuan më 13 mars. Nga ajo datë deri më 4 qershor janë evidentuar 1.147 raste me këtë virus me gjithsejtë 30 viktima. Ndërsa 874 pacientë janë shëruar.

Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 1.147 të infektuar, 30 viktima dhe 874 të shëruar
Lexo po ashtu Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 1.147 të infektuar, 30 viktima dhe 874 të shëruar

Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori