LAJMI I FUNDIT:

“Kush po e heton policinë?”, Dua Lipa me banderolë në mesin e 15 mijë protestuesve për George Floydin në Londër

“Kush po e heton policinë?”, Dua Lipa me banderolë në mesin e 15 mijë protestuesve për George Floydin në Londër

John Boyega mbajti një fjalim i revoltuar në demonstratën “Black Lives Matter” në Hyde Park të Londrës ndërsa ai u bashkua me një grup mbështetësish të famshëm në protestën e 15,000 personave të mërkurën pasdite.

Aktori i “Star Wars”, 28 vjeç, foli kundër vrasjes së George Floyd në duart e një oficeri të policisë së bardhë në Minneapolis më 25 maj, shkruan DailyMail.


Një numër i fytyrave të famshme u mblodhën me solidaritet në protesta të ngjashme dhe marshime që zhvillohen nëpër Sh.B.A., duke përfshirë këngëtaren Dua Lipa dhe të dashurin e saj, modelin Anwar Hadid, si dhe muzikantin Liam Payne dhe aktoren Billie Piper.

Dua, 24 vjeçare, e cila mbante një maskë fytyre për të mbrojtur veten në mes të pandemisë coronavirus, ngriti një banderolë me duart e saj ku shkruhej: “Kush po e heton policinë?”.

Ajo dhe i dashuri Anwar, 20 vjeç, iu bashkuan turmës prej 15,000 njerëzve, teksa me ta ishte edhe i ati i këngëtares, frontmeni i rock-grupit kosovar “ODA”, Dukagjin Lipa.

John tha gjatë fjalimit të tij emocionues: “Ne jemi një përfaqësim fizik i mbështetjes sonë për George Floyd. Ne jemi një përfaqësim fizik i mbështetjes sonë për Sandra Bland. Ne jemi një përfaqësim fizik i mbështetjes sonë për Trayvon Martin. Ne jemi një përfaqësim fizik i mbështetjes sonë për Stephen Lawrence”.

Ai vazhdoi: “Sot ka të bëjë me njerëz të pafajshëm që ishin përgjysmë në procesin e tyre, ne nuk e dimë se çfarë mund të kishte arritur George Floyd, nuk e dimë se çfarë mund të kishte arritur Sandra Bland, por sot do të sigurohemi kjo nuk do të jetë një mendim i huaj për të rinjtë tanë”.

“Unë kam nevojë që ju të kuptoni se sa e dhimbshme është kjo. Unë kam nevojë që ju të kuptoni se sa e dhimbshme është të kujtoni çdo ditë se raca juaj nuk do të thotë asgjë dhe yo nuk është më rasti, nuk ka qenë më rasti kurrë”, shtoi ai.

Ai u bëri thirrje protestuesve të qëndrojnë të qetë ndërsa demonstruan për vdekjen e Z. Floyd.

“Është shumë, shumë e rëndësishme që të mbajmë nën kontroll këtë moment. Që ne ta bëjmë këtë sa më paqësore dhe sa më të organizuar që të jetë e mundur”, u tha aktori i “Star Wars” protestuesve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Graciano

Graciano "plas bombën" që përfshin Erjolën dhe Romeon - për çfarë bëhet fjalë?

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina
Kalo në kategori