LAJMI I FUNDIT:

Aktivisti Veron Hasani inicion padi në polici, rrëfen ngjarjen me truprojat e Presidentit Thaçi

Aktivisti Veron Hasani inicion padi në polici, rrëfen ngjarjen me truprojat e Presidentit Thaçi

Aktivisti Veron Hasani pasi ka iniciuar padi në polici, bashkë me avokatin Tomë Gashi ka folur para mediave.

Aktivisti Veron Hasani ka thënë se truprojat e presidentit Hashim Thaçi i janë sulur atij dhe shokëve derisa kanë ushtruar dhunë.

“Kemi shkuar në QKUK për t’u trajtuar. Do t’i ndjekim penalisht ata persona për dhunën e ushtruar ndaj meje”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Hasani thotë se nuk ka pasur komunikim verbal me truprojat e Thaçit derisa ata e kanë sulmuar pa u prezantuar.

“Nuk kam pasur komunikim. Ata erdhën drejt nesh pa i njohur fare kush janë”.

Aktivisti më tej pretendon se pas rrahjes mbrojtja e Presidentit ia kanë fshirë gjakun dhe e kanë porositur që të mos mundohet të “bëj makijazh” me gjakun e tij.

“Kanë marrë faculeta edhe më kanë fshirë gjakun tek kabina tek Presidenca. Ma kanë fshi fytyrën me këto faculeta dhe i kanë fut në një shportë aty afër, faculetat me gjak”.

Aktivisti thotë se nuk kanë pasur qëllime për ta sulmuar Thaçin por vetëm për t’i shprehur disa mesazhe.

Hasani thotë se në Inspektoratin Policor të Kosovës  është pyetur për dhunën që është ushtruar ndaj tij.

Ndërkohë avokati i Hasanit, Tomë Gashi thotë se tashmë është iniciuar rasti ndaj dy truprojave të Thaçit dhe se Veron Hasani është ftuar si i dëmtuar e jo si i dyshuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori