LAJMI I FUNDIT:

Fidan Rama: Kurti nuk po tregon shembull të mirë që nuk po bën dorëzim-pranimin e detyrës ndaj Hotit

Fidan Rama: Kurti nuk po tregon shembull të mirë që nuk po bën dorëzim-pranimin e detyrës ndaj Hotit

Analisti Fidan Rama ka komentuar zhvillimet e ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës.

Rama në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se pavarësisht rezultatit të ngushtë, partnerët e koalicionit nuk do të shkonin në seancë pa u siguruar se i kanë numrat.

“Partnerët e koalicionit duhet se kanë punuar tërë natën që të kenë numrat në Kuvend. Kjo u pa edhe nga deklaratat e deputetit Haxhi Shala”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Analisti thotë se ka dyshime për arsyet e paraqitura nga Donika Kadaj-Bujupi sa i përket votës së saj kundër Qeverisë Hoti.

“Ne e dimë që dialogun nuk e bën vetëm zoti Hoti, por aty është edhe partia e saj. Pra aty brenda është AAK që ka mundësi të dirigjojë dialogun. E dyta. Kadaj-Bujupi përmend që LDK ka anashkaluar Vjosa Osmanin si më e votuara në LDK. Deputetja në fjalë thua se po jeton në Gjermani dhe nuk e njeh pozicionin e Vjosa Osmanit. Jam i bindur që edhe po t’i ofrohej posti i kryeministrit zonjës Osmani ajo nuk do ta pranonte”.

Duke folur për qëndrimin e deputetit Haxhi Shala, Rama ka thënë se ai ka dhënë një mesazh të çartë për raportet e tij me NISMA-n.

Rama e konsideron lëvizje të befasishme heshtjen e Lëvizjes Vetëvendosje në ditën kur u zgjodh qeveria e Avdullah Hoti.

Ai thotë se edhe vendimi i Kurtit për të mos qenë i pranishëm në pranim-dorëzimin e detyrës nuk është shembull i mirë pasi sipas tij një rotacion pushteti mund të ndodh përsëri.

Analisti ka kritikuar edhe vendimin e Vjosa Osmanit për të mos drejtuar seancën e Kuvendit.

“Ky pozicion i saj është sa i pakuptimtë aq edhe skandaloz…Tek e fundit ajo paguhet për drejtimin e seancës. Nuk po mundem ta kuptoj pse ajo rreshtohet pas  çdo pozicionimi të Vetëvendosjes”, tha ndër të tjera Fidan Rama./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare

Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare

Lajme
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Lajme
Pacolli reagon ndaj deklaratave të Kurtit në Pejë: Të ndalet gjuha e urrejtjes si mjet politik për t’iu ikur dështimeve reale

Pacolli reagon ndaj deklaratave të Kurtit në Pejë: Të ndalet gjuha e urrejtjes si mjet politik për t’iu ikur dështimeve reale

Lajme
Kalo në kategori